leoni

Gëzim Mekuli: KUSH KRIJON LAJMIN?

 


A eshte lajmi ndertim shoqeror?


 


    Nje lajm eshte nje teme dhe nje porosi qe zgjon interesimin dhe qe ka peshe per nje grup njerezish. Nje lajm lokal ka te beje me ndodhite dhe me njerezit e nje mjedisi lokal. P.sh., ketu mund te jete nje reportazh nga nje biblioteke e qytetit, nje interviste me qytetarin, i cili i ben thirrje kryetarit te bashkise qe te marre masa per asfaltimin e rruges e jo te korruptohet etj.


    Ne anen tjeter, nje lajm kombetar ka te beje me nje teme dhe nje porosi qe zgjon interesim dhe qe ka peshe te shumica e popullsise se nje vendi. Ketu do te ishte rasti i largimit te drejtuesit te ndonje ministrie apo lajmi mbi buxhetin e vjedhur te shtetit.


    Ndersa, nje lajm nderkombetar do te ishte nje teme dhe nje porosi qe zgjon interes dhe qe ka peshe te shumica e njerezve ne mbare boten. Te tilla jane lajmet per kercenimet terroriste apo per perhapjen e AIDS me permasa kercenuese per shendetin e njerezimit. Ne kete menyre, nje lajm eshte nje ceshtje a nje teme qe ka interes te pergjithshem per njeriun.


 


Teoria e vleres se lajmit


 


    Por, si shnderrohet ndodhia ne lajm? Kur ka ajo vlere te tille qe te publikohet ne formen e lajmit ne nje medium te dhene? Keto pyetje jane diskutuar qe ne kohet antike e deri ne ditet tona. Madje, edhe mendimtaret e njohur, si Demosteni dhe Aristoteli, shtruan dhe u moren me kete ceshtje te madhe dhe te papergjigje. Askush deri me sot nuk ka ditur te beje nje percaktim te sakte dhe perfundimtar per lajmin.


    Me qindra lajme nga mbare bota vershojne ne zyrat e redaksive gjermane, angleze, norvegjeze etj. Ka lajme politike, ekonomike, sociale, sporti, religjioni… E tere kjo mase e pafund eshte paraseleksionuar dhe paravleresuar. Qe me pare eshte percaktuar se cka eshte lejuar te linde si lajm e cfare jo.


    Ketu, para se gjithash, kemi te bejme me nje perzgjedhje te lajmit e jo me ate se cka vertet eshte me rendesi dhe se cka eshte duke ndodhur ne bote. Perzgjedhja e lajmit eshte ne kete menyre, krejt subjektive. Redaktoret e gazetave ditore dhe te shtepive botuese bejne perseri reduktimin e materialit qe permbajne lajmet. Por, ne baze te cilave parime behet perzgjedhja e lajmit nga gazetaret dhe me vone nga redaktoret? Cilet jane ata faktore qe e perbejne lajmin? Schulz thote se faktoret e lajmit jane hipotezat e gazetareve mbi realitetin.


    Nje perpjekje per te sqaruar se kur gazetaret e marrin nje ndodhi te caktuar si te vlershme, jep njohja e teorise mbi vleren e lajmit: Jo zgjedhja subjektive e gazetareve, por vetite objektive te ndodhive apo te ngjarjeve vendosin se cfare do te publikohet ne media e cfare jo. Sipas kesaj teorie, prominenca, elita dhe negativja jane aspektet mbizoteruese qe e bejne nje lajm terheqes, simpatik dhe interesant per gazetarin.


 


Vlera e lajmit


 


    Sipas Lippmann-it, lajmet sterperpunohen nga perzgjedhja dhe interpretimi subjektiv i gazetareve. Nje gazete sjell vetem pjeseza stereotipie nga ”realiteti i botes”. Atehere cilat kushte duhet te plotesojne ndodhite e ndryshme qe gazetaret te turren ne menyre qe prej tyre te krijojne dhe transmetojne lajmin medial? Sipas tij, celesi gjendet ne shprehjen “news value” (vlera e lajmit). Me kete shprehje kuptojme vecorite dalluese te ndodhive, vecori qe u japin atyre mundesine per t’u botuar si lajm.


    Vecorite me te spikatura qe percaktojne vleren e lajmit, sipas tij, do te ishin: hapesira e afert, prominenca, sensacionalizmi, formesimi, zgjatja, relevanca, demet, perdorja, struktura, si edhe pashmangshem ndikimi institucional. Nese nje ndodhi dhe ngjarje ka vecori te tilla, mundesia eshte e madhe qe ajo „te shnderrohet dhe te shkrihet“ ne lajm. Ky lloj themeli baze perdoret sot ne SHBA si doracak per aftesimin e gazetareve.


    Gjate ndertimit te lajmit paraqiten zakonisht edhe faktore te tjere, si: aktualiteti, afersia, jonormalja, konflikti dhe domethenia. Shume eksperte te shkencave te publicistikes dhe te komunikacionit “kane respekt” per keta faktore percaktues te lajmit, duke pranuar se pikerisht keta jane edhe percaktues te perzgjedhjes se lajmeve nga vete gazetaret.


 


Gjurmimet evropiane


 


     Norvegjezi Einar Östgaard ne mesin e viteve gjashtedhjete shtroi pyetjen: Perse ne fushen e lajmit nderkombetar nuk ka ”free flow of news” (rrjedhje te lire te lajmit).  Östgaard qe me pare kishte mbledhur analizat permbajtesore dhe kishte ardhur ne perfundim se ne tere boten ka shtremberime dhe demtime te lajmit gjate rrjedhjes se tij te lire. Ai u perpoq te rendise shkaktaret e ”shtremberimit” dhe te ”demtimit” te lajmit:


    Perpos faktoreve te jashtem, si censura ideologjike dhe politike apo presioni ekonomik, ai ”fajesonte” edhe tre faktore te brendshem. Sipas bindjes se tij, disa ndodhi dhe ngjarje permbajne aspekte dhe karakteristika te vecanta, qe zgjojne interesin e gazetarit.


    Aspekti i pare dhe percaktues eshte thjeshtezimi. Thjeshtezimi paraqet perpjekjen e mediave qe mundesisht te ndermjetesojne dhe te japin ”te rejat me permbajtje te thjeshte dhe te lehtekuptueshme”. Kjo tendence te con aty, ku gazetaret parapelqejne dhe perkrahin lajmet e thjeshta kundrejt atyre te ngaterruara dhe kokecarese. Ata e teprojne me oreksin e theksuar qe dukurite dhe proceset komplekse shoqerore dhe politike vazhdimisht t’i thjeshtezojne dhe t’i nencmojne pambarimisht.


    Ne hapesiren tone shume, shume tragjikisht, kemi thjeshtezim te lajmit medial, te problemeve dhe te veshtiresive politike, ekonomike dhe sociale. I tille eshte rasti kur opinionit publik ”te padjallezuar” nuk i tregohet e ”verteta” se cilet jane faktoret politiko-ekonomike, kombetare e nderkombetare qe jane duke ”luajtur bixhoz” me fatin e statusit te Kosoves. Opinionit publik shqiptar i fshihet e verteta e hidhur se cfare lloj kanceri shpirtmarres eshte duke e metastazuar shoqerine.


    Aspekti i dyte eshte identifikimi. Ky eshte parapelqimi qe kane mediat te njoftojne per nje teme ose nga nje fushe tashme te njohur, me qellim qe te ndertojne nje identifikim te pranuesit me median.


    Aspekti i trete, sipas Östgard, eshte turrja e mediave per kah sensacionalizmi. Mediat provojne qe nga ndodhite dhe ngjarjet me permbajtje dramatike dhe emocionale te ngjallin interesim, frike dhe alarm tek opinioni. Kjo do te „prekte“ te ashtuquajturat „soft news“ (lajmet e buta), si: kuriozitetet, dukurite shoqerore dhe politike, si dhe te ashtuquajturat „hard news“ (lajmet e forta), sic jane konfliktet, tragjedite dhe krizat ne rrafshin kombetar dhe nderkombetar.


    Bazuar ne aspektet e lartcekura te shkencetarit Östgaard, rrjedh se:


    1. Mediat synojne qe te perforcojne dhe mbreterojne rendesine e veprimeve dhe te sjelljeve individuale te udheheqesve politike dhe te kombeve elite.


    2. Mediat synojne te paraqesin boten te mbushur plot me konflikte dhe luftera, me teper sesa qe eshte ajo ne te vertete.


    Dhe, se fundi, lind dyshimi se mediat “ushqejne“ dhe perkrahin idete, per nje bote te ndare ne shtete me „rendesi“ te madhe dhe atyre me „rendesi“ te vogel. Nese mediat nuk jane duke e bere nje gje te tille, ato se paku jane duke e perforcuar ate si ide.


    Mediat mund te quhen edhe “legjitimim i te pamundshmes”. Cdo ndodhi apo ngjarje ne parim eshte e pershtatshme per trajtim dhe perkujdesje prej tyre. Gjithkush dhe gjithcka ne shoqerine tone mund te trajtohet nga mediat si lajm. Nese ka dicka qe prej mediave nuk mund te trajtohet dhe te vleresohet si lajm, atehere kjo do te paraqiste ne vetvete nje lajm te vertete. Sipas Luhman, kjo do te ishte nje kunderthenie e pafund. Ketu behet fjale per nje paradoks te informacionit.


 


E verteta dhe lajmi


 


    Per gazetarine, e verteta ne lajm eshte nje problem i pazgjidhur dhe i koklavitur. Lajmet dhe njoftimet e mbushura me te paverteta dhe shtremberime jane, fatkeqesisht, gjithmone te pranishme ne media.


    Realiteti, sipas teorise se konstruktivitetit, ndertohet nga copeza realitetesh te vockla. Raportimi i medias eshte, ne fund te fundit, nje pasqyrim i shprehjes se realitetit e qe, sipas botekuptimit shkencor, eshte i dyllojshem.


    Realitet mediatik, i krijuar nga vete mediat, dhe


    Realitet objektiv, pra realiteti ekzistues ne vendin e ngjarjes.


    Do te ishte nje goditje e rende nese e paverteta dhe deformimi do te beheshin dukuri normale per lajmet. Problemi i se vertetes shfaqet si problem i menyres se perzgjedhjes se lajmeve e jo si problem i lajmeve vete. Perzgjedhje nuk do te thote se cfare do te jepet si lajm, por, para se gjithash, si ajo do te jepet. Kjo “si” varet pikesepari nga gatishmeria e pranuesve te lajmit.


 


Lajmi si ndertim shoqeror: Perzgjedhja e vetive te lajmit


 


    Sipas Schudson, lajmi i gazetarise duhet te kuptohet nga kendi socio-kulturor. Per Schudson lajmi eshte nje forme kulturore. Lajmi i gazetarise nuk eshte vetem nje ideologji. Edhe pse lajmi eshte prodhim i politikes, shprehet Schudson, lajmi eshte nje prodhim kulturor dhe jo nje ndertim politik. Pra, lajmi per te eshte ndertim dhe prodhim social.


    Keto do te ishin vecorite percaktuese per ndertimin e nje lajmi:


    1. Aktualiteti: Sa me shpejt qe ndodh dicka dhe sa me e shkurter eshte koha prej asaj qe ka ndodhur, aq me teper nje ndodhi do te kete vleren e lajmit. Pra, afersia ne kohe eshte percaktuese. Informacioni duhet te jete i fresket. Faktori kohe eshte percaktues per lajmin. Perseritjet nuk jane te deshiruara. Fatkeqesite, katastrofat dhe rubrikat argetuese jane te mireseardhura sepse ato sjellin ne vazhdimesi freski dhe te reja per opinionin.


    2. Negativiteti: Parapelqehen dhe deshirohen konfliktet. Keto permbajne ne vetvete pasiguri per te sotmen dhe bashkekohoren dhe ne kete menyre ato zgjojne dhe shtojne te pranuesit deshiren per informacione te reja.


    3. Vazhdimesia: Eshte nje element i kerkuar i gazetareve ne ndertim e lajmit dhe po ashtu eshte mjaft i kendshem. Tek individet, me njohuri “siperfaqesore dhe te ceketa“, keto krijojne nje „aha efekt“. Te mirinformuarit pajisen me informacione me te sakta dhe me te plota.


    4. Identifikimi apo afersia. Afersia gjeografike apo kulturore ka peshe te madhe ne ndertimin e lajmit. Nje informacion lokal i jep lajmit vlere me te madhe. P.sh., Nese nje makine aksidentohet ne Peje, kjo nuk do te publikohet ne mediat norvegjeze. Mirepo, nese nje ushtar norvegjez, me sherbim ne Kosove, thyen kemben duke luajtur futboll, kjo do te jepet patjeter ne keto media. Pra, sa me afer te jete emocionalisht ndodhia per nje kulture, aq me e madhe eshte edhe vlera e lajmit. E, kjo s’ka shume lidhje me rendesine e tij.


    5. Sensacionalja dhe dramatikja: Dramatikja, prania e nje karakteri jo te zakonshem, ka vlere te larte per lajmin. Thyerja e normave, perkatesisht largimi nga e zakonshmja, eshte gjithmone e mirepritur. Rastet kriminale dhe katastrofat natyrore jane te parapelqyera per t’u dhene si lajm te pranuesi. Ka raste kur ndodhia ne vetvete nuk ka dramatike, por mediat bejne paraqitjen e saj per te arritur efektin e deshiruar qe con pastaj ne rritjen e vleres se lajmit.


    6. Kombet elite: Mediat parapelqejne materiale qe kane te bejne me superkombet apo superfuqite, si p.sh., SHBA, Gjermania, Franca, Italia, apo ndonje tjeter. Andaj edhe nuk mund te jete befasi e madhe nese ne ne te shumten e rasteve i kemi lajmet nga agjencite amerikane e pastaj nga ato gjermane, franceze apo italiane. Lajmet nga bota e trete pak kane fatin ta shohin driten e transmetimit. Perjashtim bejne lajmet e tipit te skemes se norvegjezit, te permendur me siper ne piken 4.


    7. Personat elite: Mediat jane arene shfaqjeje per personat elite. Keto parapelqejne nje ndodhi apo veprim mbi persona te rendesise se madhe politike, ekonomike etj. Prapaskenat komplekse qe motivojne keto veprime nuk do te ndricohen dhe analizohen nga mediat. Kjo lehteson “pranimin” e lehte dhe „perpunimin e suksesshem“ te opinionit publik.


    8. Mediat i krijojne gjithashtu vete risite. Nje numer i madh i materialit qe ato paraqesin, perbehet teresisht nga ripasqyrimi i vete mendimit ose qendrimit te mediave. Keto ide dhe qendrime mundohen te paraqiten si ngjarje me peshe. Individet, me nje status te posacem shoqeror, iu pershtaten per mrekulli mediave. Mendimet dhe hamendjet e tyre ata dine shume bukur t’i ofrojne ne opinion si ngjarje te pashoqe. Keshtu, pa fund, ”lindin” shume intervista, kritika, komente dhe mbikomente.


    9. Intensiteti


   I. Intensiteti absolut: Katastrofa e Cernobilit terhoqi vemendjen e tere botes.


   II. Intensiteti ne ngritje: Era, plus rrezatimi, te rrezikshem edhe per shendetin e njerezve ne gjithe Evropen, ishte nje intensitet i fuqishem per ta shnderruar ndodhine tragjike ne vlere te pamase te lajmit.


   10. Personifikimi: Lajmi me i mire per te gjithe njerezit ne bote eshte lajmi mbi njerezit. Per ne eshte me lehte te identifikohemi me personat sesa me ceshtjet.


    11. Qartesia: Lajmi duhet te kete permbajtje te qarte dhe te mos kete mundesi te kete dy kuptime.


    12. Keta selektore te lartcekur do te forcohen edhe me shume nepermjet procesit ”objektiv” e ”profesional” te punes qe perdoret ne sistemin organizativ te mediave. Keta perzgjedhes e ”ndertojne” lajmin i cili ka si detyre dirigjimin, kontrollimin dhe veteveshtrimin e sistemit tone shoqeror. Pra, me fjale te tjera, lajmi eshte prodhim i njeriut, eshte nje realitet i ndertuar ne menyre shoqerore.


 


Deficiti ne media


 


    Kur e ndjek debatin publik per mediat, fiton pershtypjen se perdorimi i drejte a i gabuar i informacionit eshte ceshtje shijeje dhe kenaqesie subjektive. Fotografia qe mediat na ofrojne mbi boten, nuk eshte gjithmone e vertete dhe e drejte. Ne lidhje me kete fenomen lindin disa pyetje: Jane te trajtuara zonat rurale dhe fshataret shqiptare ne menyre te besueshme, te merituar dhe te drejte nga lajmi medial? Mos, valle, ndihen shumica e konsumuesve shqiptare te pazote kundrejt industrise se shumefuqishme mediale dhe, ne rast se po, perse ndodh kjo? Perjashtohen njerezit e rendomte nga kornizat mediale, apo media eshte forum e kuvend teresisht i percaktuar per eliten dhe partiaket?


    Tashme dihet se mediat afruan dhe bashkuan njerezimin ne nje hapesire qe shpesh trajtohet edhe si “fshat global”. Por, a i pranojme ne me respekt, shtytje pozitive dhe nderim ato qe i hasim ne kete “fshat global”? A paraqitet si duhet dhe kenaqesisht bota shqiptare permes mediave ne kete mjedis te ngushtuar? Mos jane duke u nencmuar, duke u “varrosur” e nenvleresuar traditat dhe normat tona te pasura kulturore?


    Ne aspektin tjeter, ne ate te brendshem, pyetjet jane po aq te perflakura. Si ndikohemi vete ne nga mediat tona? Jemi bere me te qete dhe me te orientuar, apo me te ngaterruar dhe me te pasigurt? Programet televizive krijojne kontakte te mira, dialoge dhe tolerance, apo te kunderten e tyre dhe pasiguri politike e sociale?


    Nuk mjafton qe programi te jete teknikisht i mire. Interesi i etikes mediale eshte qe programet dhe llojet e tjera te prodhimit medial te krijojne nje lidhje te drejte, te sinqerte dhe me pergjegjesi mes individeve dhe grupacioneve qe kane vlera dhe pikepamje te ndryshme. Pyetja nese mediat krijojne mirekuptim apo ngaterrim eshte thelbesore per etiken mediale sot.


    Ne programet politike faktet dhe vleresimet duhet te vecohen qarte nga njeri-tjetri. Gjithashtu edhe sistemi politik duhet te pasqyrohet ne ate menyre qe opinioni publik te kete material te mjaftueshem per te nxjerre perfundime e qendrime vetjake. Toni dhe permbajtja e programeve te percaktuara ne politiken e brendshme duhet te jene te tilla qe ato te mos ngaterrojne e hutojne, ne vend qe te shpjegojne dhe te kthjellojne. Programet politike jane te rendesise se vecante e njekohesisht te veshtira. Mundesia per te bere tregti me to nepermjet lajmeve apo nepermjet reportazheve speciale eshte shume e madhe.


    Shtrohet pyetja, a eshte opinioni publik vigjilent kur i ofrohen agjendat e kamufluara partiake ne vend te atyre politike?


    Nese ndodh dicka e madhe dhe e papritur ne afersi, e njerezit fillojne te flasin rreth ndodhise, ne me lehtesi mund te qesim perfundimin se ka nje lidhshmeri te paster ne mes ndodhise dhe rrefimit. Por, ne lajmerimin nepermjet mediave kjo lidhshmeri e natyrshme ndodh rralle. Lajmet nga vendet e largeta gjejne hapesire me te gjere te pranuesi neper agjenci informative dhe kultura te ndryshme. Ne rruge e siper, ndodhite e nderlikuara shkurtohen dhe thjeshtesohen, shpeshhere deri ne kufi te ndryshimit.


     Thjeshtezimi dhe ndryshimi i lajmeve mbase nuk eshte aq i qellimshem, por thjesht qe te permblidhet pakez thelbi. Synimi eshte se si te behet kjo ngjeshje e informacionit. Ne rastin tone, ky thjeshtesim, p.sh.,i godet shqiptaret si kolektiv. Mjafton qe dikush te shikoje shtrember ne drejtim te minoritareve dhe “plas sherri”. Shtrohet pyetja, a kane bere sa e si duhet mediat tona per ta nuancuar rrefimin e ngjeshur medial, apo e kane pervetesuar edhe ato imazhin qe ekziston ne thjerrezat e teleskopeve mediale te agjencive nderkombetare? Apo, me saktesisht, cili eshte orientimi baze i mediave tona, t’ia japin vendin e duhur ne bote rrefimit tone autentik, si deshmitare te pakundershtueshem dhe te lidhur ngushte me hapesiren e me kohen ku ata informojne, apo kane zgjedhur te kunderten: te na “i shpelajne trute” me imazhin e turbullt qe ka per ne bota e qe shpeshhere ndikohet prej kendveshtrimeve dhe synimeve te atjeshme politike?


    Eshte e njohur qe mediat mund te zvogelojne dhe varrosin ndodhi dhe akte te rendesishme me heshtjen e tyre djallezore dhe, e kunderta, te krijojne, po qe se eshte nevoja, sensacione boterore nga pak send. Eshte me se e qarte se cdo gazetar i ndershem nuk mund te tregoje mbi cdo gje qe ndodh ne nje rrefim. Gjithkush duhet te perzgjedhe. Ne nje vershim informacionesh nga hapesira e afert dhe e larget gjeografike, duhet te jete patjeter kjo perzgjedhje lajmesh. Nuk ka receta per kete problem, ku thuhet se cfare duhet te vendoset per rendin e dites dhe cfare jo. Ndoshta do te duhej, vetedijshem, qe te parapelqehet edhe vendosja e lajmeve te mira ne agjenda. Perditshmeria jone informative me teper eshte e ngarkuar nga krizat dhe konfliktet.


    Kush nga populli shqiptar ka mundesi te kycet ne media per t’i shprehur e thene sinqerisht mendimet dhe hallet e veta? Qeveria, partite politike, gazetaret dhe gazetaret, personat VIP (te cilet per arsye te ekonomise se pasur dhe arsimimit “te larte” kane shume ndikim ne industrine mediale), keta po. Per njerezit “e thjeshte” as qe behet fjale.


    Shumica e publikut shqiptar ka krejt pak mundesi e fare pak rast per te arritur nje gje te tille. Ne mediumet klanore publike “te gjorit shqiptar” nuk i jepet mundesia per t’u “ankuar, qare e ulerire” per jeten e vet “te pa jete”. Prandaj, eshte me se e nevojshme qe perdorimi i mediave te korrigjohet dhe t’u jepet mundesia edhe njerezve te zakonshem per “vajtim e demonstrim” haptazi, nisur nga nevojat e tyre e jo nga perfytyrimi qe ekziston per te.


    Pra, mendoj se eshte e mundshme te thuhet se disa ndodhi ne jeten kulturore apo politike jane me te rendesishme se disa ndodhi tjera. Kjo zakonisht verehet ne gazetarine e lajmit, ku nevoja dhe kerkesa per te rendesishmen eshte me e privilegjuara. Ne gazetarine e lajmit, pervec te tjerave, duhet te zbatohen kriteret dhe kerkesat e gazetarise, sic jane: Rendesia, Identifikimi, Sensacionalja, Aktualja dhe Konflikti, te cilat une shkurtimisht do t’i quaja RISAK. Pra, RISAK, jo gjithmone, e ka ndjekur gazetarine tone.


     Gazetaria jone e lajmit shpesh ”harron” ate te paren dhe me te cmueshmen – rendesine. Pra, per ecejaket tona ekonomike, politike dhe kulturore shume me me lavdi do te ishte lansimi i informates se rendesishme ne opinion sesa sensacionalja. Do te thosha, RISAK ne vend te ISAK (I-dentifikimit, S-ensacionales, A-ktuales dhe K-onfliktit).

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …