Kuvendi i Komunës së Malishevës, vendosë të ndalohet varrosja e veteranëve në varrezat e dëshmorëve

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka vazhduar me mbajtjen e seancës së dhjetë të rregullt, ku në mesin e disa vendimeve të marra, pas shqyrtimit të kërkesës së Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteran të luftës së UÇK-së dhe Martirë të luftës, mori vendim që të ndalohet varrosja e veteranëve të luftës, në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë dhe Malishevë. Po ashtu në mbledhjen e dhjetë të saj, KK i Malishevës, vendosi që të emërtoj një rrugë në Tërpezë, me emrin “Afrim Mehmet Krasniqi”, si dhe ka vendosur që Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale, ta dërgoj në dëgjim publik. Vendimet e tjera të marra nga KK i Malishevës, në dy ditë mbledhje, janë edhe këto: emërimi i tre anëtarëve në Komitetin për Barazi Gjinore, emërimin e tre anëtarëve në Komisionin për  shqyrtimin e çështjes së 32 banesave apo familjeve, në lagjen “Mirëdita” në Malishevë, disa rekomandime nga komiteti për bujqësi, si dhe kërkesën e një qytetari për ndërrim destinim të tokës, nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore. Në mbledhjen e dhjetë të rregullt, janë shqyrtuar edhe projekt buxheti komunal, për vitin 2019, në lexim të parë, pastaj raporti gjashtë mujor i drejtorisë për bujqësi, përfundimi i vitit shkollor 2017-2018 dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019, raporti gjashtë mujor i punës së drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe një kërkesë tjetër e Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteran të luftës së UÇK-së dhe Martirë të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …