leoni

Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruajnë katër memorandume bashkëpunimi me vlerë prej 2 milion euro

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor e ka pritur në zyrën e tij në takim, ministrin në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, me të cilin ka nënshkruar katër memorandume bashkëpunimi. Kryetari Latifi pas nënshkrimit të memorandumeve u shpreh se me ministrin Gashi, kemi bashkëbiseduar rreth disa projekteve të cilat janë me interes jetik për sportin e komunës së Rahovecit. “Me këtë rast, kryetari e ka falënderuar ministrin për përkushtimin që ka dëshmuar dhe po e dëshmon për sa i takon përmbylljes së suksesshme të punimeve në palestrën e sportit në qytetin e Rahovecit, një projekt që ka zgjatur që nga viti 2011 dhe se në fund të këtij viti, ky projekt të përmbyllet me sukses.  Biseduam për të mbështetur edhe tri projekte të tjera të rëndësisë së veçantë për komunën e Rahovecit, siç është ndërtimi stadiumit në qytetin e Rahovecit, ndërtimi i palestrës së sporteve në fshatin Krushë e Madhe dhe  ndërtimi i stadiumit në fshatin Ratkoc. Vlera financiare e projekteve të cilat mbështetën nga MKRS-ja, për vitet 2018/19 është 2 milion euro”, theksoj ndër të tjera kryetari Latifi. Nga ana e tij ministri Gashu tha se jam këtu për të nënshkruar katër memorandume, të cilat kanë të bëjnë me katër projekte kapitale në fushën e sportit në kuadër të angazhimit dhe përkushtimit tonë, për ta ngrit infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës. ”Në komunën e Rahovecit do të realizohen katër projekte të reja, ndërtimi i palestrës sportive në fshatin Krushë e Madhe, ndërtimi i stadiumit të qytetit dhe është fat i mirë që Rahoveci do të ketë stadium të kategorisë së dytë dhe do të jetë konkurrent edhe me komunat e mëdha. Si ministri, jemi të interesuar bashkë me kryetarin që stadiumin aktual i qytetit ta kthejmë në kategorinë e dytë. Po ashtu, do të fillojmë ndërtimin e një stadiumi, në fshatin Ratkoc. Është shumë më rendësi palestra e sporteve në qytetin e Rahovecit, ne kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kryetarin, që përfundimin e këtij objekti ta përmbyllim gjatë vitit 2018. Do të mbështesim edhe projekte tjera në komunën e Rahovecit, si në fushën e kulturës dhe atë të rinisë, natyrisht se do të kemi parasysh edhe projekte, që kanë karakter organizimi si dhe projekte siç është shtëpia muze e Ukshin Hotit dhe shtëpia e masakrës në fshatin Krushë e Madhe ”, ka thënë ministri Gashi. Memorandumet e bashkëpunimit të cilët u nënshkruan nga kryetari Latifi dhe ministri Gashi janë: “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Komunën e Rahovecit”, “Ndërtimi i Stadiumit në Ratkoc”, “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Krushë të Madhe-Komuna e Rahovecit” dhe “Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Komunën e Rahovecit”, vlera e përgjithshme e këtyre memorandumeve është 2 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …