RKL: Bashkimi Evropian amniston dhe shpërblen Serbinë

lajmi për përfshirjen e Serbisë në procesin e liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian ka ndeshur në kritika të ashpra nga disa qarqe demokratike përparimtare, por nuk është dënuar fuqishëm nga politikanët shqiptarë, as nga myslimanët e Bosnjës, ku serbët kanë kryer krimet më të shëmtuara dhe më rënda që janë bërë në Evropë pas krimeve të Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duke komentuar paralajmërimin e BE-së që Serbia të përfshihet në radhën e vendeve pa viza, ish-kryesuesi i lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Kristian Shiling, ka adresuar kritika të rrepta kundër BE-së për shkak të përjashtimit të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, z Shiling ka deklaruar se heqja e vizave për Serbinë nga kreu i Bashkimit Evropian është turpi më i madh që ka ndodhur deri më tani. Me këtë veprim BE-ja po shpërblen vrasësit e myslimanëve boshnjakë të Srebernicës, që kryen gjenocidin më të çmeritur pas Luftës së Dytë Botërore, ka nënvizuar me këtë rast z. Shiling. Duhet shtuar me këtë rast se Srebernica asokohe ishte nën mbrojtje të forcave paqeruajtëse evropiane, dhe në kohën kur serbët kryen masakrën, ata ishin dëshmitarë okularë, të cilët kishin heshtur krimet djallëzore dhe asnjëri prej tyre nuk kishte protestuar kundër gjenocidit që po kryente Serbia në Bosnje dhe Hercegovinë. Edhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Valter Maria Stojan ka shprehur shqetësim lidhur me lënien jashtë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Shqiptarët në përgjithësi nuk e çajnë fort kokën lidhur me këtë proces, meqë ata tashmë, duke qenë me shekuj të izoluar dhe të keqtrajtuar nga Evropa, janë shtrënguar të kalojnë ilegalisht të gjithë kufijtë. Ata e kanë kuptuar mirëfilli se Bashkimi Evropian nuk është “parajsa e premtuar”, por ferri i tyre, meqë sipas projekteve të BE-së, të cilat i ka vënë në zbatim Marti Ahtisari dhe të cilat mendjelehtësish i ka pranuar kreu politik dhe institucional i vendit, parashihet ndërrimi i qetë i identitetit të shqiptarëve në Kosovë dhe krijimi i një “getoje” eksperimentale të Evropës, e cila do të vazhdojë të bëjë “klonime” të panatyrshme dhe krejtësisht në dëm të shqiptarëve, por edhe të myslimanëve në përgjithësi, qofshin ata që jetojnë në Shqipëri, në Bosnje e Hercegovinë apo gjetkë.
Përfshirja e Serbisë në procesin e liberalizimit të vizave nuk bëhet me qëllim që ajo të tregohet më fleksibile ndaj vendit tonë, por thjesht është një shpërblim për politikën e saj kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve në përgjithësi, kur dihet qëndrimi zyrtar i Serbisë, e cila ashtu sikur në kohën e regjimit kriminal të Milosheviqit, edhe aktualisht vazhdon të ushtrojë shantazhe dhe nuk lë gur pa lëvizur kundër shqiptarëve në përgjithësi e në veçanti kundër Kosovës së pavarur.

Përkëdheljet e shumë përfaqësueseve të shteteve të Evropës për Serbinë, kanë të bëjnë me pendimin për pjesëmarrjen e tyre në kundër të NATO-s gjatë bombardimit të makinerisë së krimit të Milosheviqit në Serbi, në pranverë të vitit 1999. Qysh atëherë është vërejtur “brejtja e ndërgjegjes” nga këto qarqe, të cilat u ndodhen në pozitë të palakmueshme, meqë nuk i ndalonin dot bombardimet, përveç Greqisë, e cila mori qëndrim të hapur kundër NATO-s dhe mbështeti fuqishëm krimet e Milosheviqit kundër shqiptarëve.
Përvoja e shqiptarëve me shtetet e Evropës ka mbetur po aq e hidhur sa ka qenë këtu e gati njëqind vjet më parë. Vetëm Britania e Madhe, Austria e deri diku edhe Franca e Gjermania kanë bërë një kthesë në politikat e tyre zyrtare ndaj Kosovës. Të gjitha shtetet e tjera, pa dallim kanë mbetur në pozitat e periudhave të kaluara historike, ashtu sikur kanë mbetur edhe mike të Serbisë, e cila në vitet 90 të shekullit të kaluar vrau, masakroi, dëboi nga atdheu miliona myslimanë të Bosnjës, shqiptarë dhe kroatë. Ky relacion i politikave pro dhe kundër Kosovës, forcave tregon se është Amerika, luani i cili ndanë prenë vetë, përndryshe, po të përfillej qëndrimi i shumicës së shteteve të Evropës, dhe po të mos ishte lufta e UÇK-së dhe intervenimi i NATO-s, Evropa do të bënte sehir zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët dhe likuidimin e tyre masiv nga Serbia. Kjo politikë e Evropës është parë qysh në vitin 1912, dhe ka vazhduar gjatë Luftërave Ballkanike, kur u lejua gjymtimi i krejt tokave shqiptare dhe kur u vendos që dy të tretat e territorit të Shqipërisë t’i jepeshin dhuratë Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Shumica e shteteve të Evropës e kanë përkrahur hapur qëndrimin antishqiptar të ish-Jugosllavisë, të regjimit kriminal të Milosheviqit por edhe të regjimit të sotëm të Tadiqit, sidomos sa i përket Kosovës.

Qëndrimi i fundit përkëdhelës i Bashkimit Evropian për Serbinë dhe anashkalimi i liberalizimit të vizave për shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë dhe për myslimanët e Bonjës, s’ është veçse një rikonfirmim i qetë i politikave të vjetra kundër shqiptarëve dhe kundër myslimanëve të Ballkanit.
Ky qëndrim kryqëzator i shumicës së shteteve të Bashkimit Evropian, të cilat nën presionin e politikës zyrtare amerikane e kanë pranuar formalisht dhe deklarativisht pavarësinë e Kosovës, na sjellë në kujtesë periudhat më të errëta të inkuizicionit, ndjekjeve dhe dëbimeve që pjesa e djallëzuar e Evropës ka bërë në të kaluarën kundër tërë botës përparimtare. Recidivet e politikave të tilla, po rikthehen në mënyrë ciklike sidomos kundër shqiptarëve dhe kundër myslimanëve të Bosnjës. Përkëdhelja që BE-ja po i bën Beogradit zyrtar, në radhë të parë ka të bëjë me pendimin dhe me përpjekjet për t’i larë “gjynahet” për shkak të bombardimeve të NATO-së, por edhe me njëlloj pendimi të heshtur për shkak shpërbërjes së Jugosllavisë së AVNOJ-it, në krijimin dhe ndihmën e së cilës kishin investuar shumica e shteteve të Evropës.
Shqiptarët liridashës të Kosovës tashmë e kanë kuptuar dhe janë bindur se sundimi i Serbisë në vendin tonë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, por Kosova vazhdon të jetë nën protektoratin e Bashkimit Evropian ku shumica e shteteve të këtij unioni globalist kanë qëndrim pothuajse të hapur antishqiptar. Fakti se misioni ( për “sundimin e ligjit”) EULEX në Kosovë ka filluar fushatë kundër luftëtarëve të lirisë, duke u mbështetur në dosjet

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …