Seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Skenderajt e ka karakterizuar një gjendje tejet e tensionuar dhe me akuza reciproke e tona të ashpra teksa po votohej për buxhetin e kësaj komune. Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari ka deklaruar se grupacione të interesave të ngushta personale ishin organizuar për ta pamundësuar votimin e buxhetit zhvillimor, buxhetit të qytetarëve të Skenderajt. Grupi i deputetëve të Sami Lushtakut, Musa Dervishit e Malsor Bejtës, pasi dështuan të bllokojnë punën time dhe të ekzekutivit, dhe votimin e buxhetit të komunës së Skenderajt, përmes Malsor Bejtës, që është dorë e zgjatur e Sami Lushtakut, krijuan tensione në asamble, me ç’rast Malsor Bejta ka nxjerr një thikë për të sulmuar asamblistët dhe drejtorpt. Ka kaluar koha kur buxhetin e ka orientuar një grup i caktuar. Sot ai u miratua sipas kërkesave të qytetarëve, për të ju mundësuar dhe krijuar parakushte investitorëve të investojnë në komunën tonë, të cilëve për interesa individuale, klanore e grupore nuk iu është lejuar investimi në Skenderaj. Buxheti i miratuar krijon kushte për hapje të fabrikave të reja. Urime, qytetar të Skenderajt, ka deklaruar kryetari, Bekim Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …