leoni

Partitë opozitare nuk e përjashtojnë mundësinë e organizimit të protestave kundër korrigjimit të kufijve me Serbinë

Sot në Prishtinë mbahet protesta e organizuar nga Vetëvendosja

Sot në Prishtinë mbahet protesta e organizuar nga Vetëvendosja për ta kundërshtuar idenë e kryetarit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë. Protesta mbahet me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Në njoftimin e Vetëvendosjes në mes tjerash thuhet se protesta e sheshi bëhen hapësirat e vetme dhe të domosdoshme për të shprehur bindjet dhe vullnetin tonë në mbrojtje të vendit. Vetëvendosja njofton gjithashtu se nisja për në Prishtinë do të bëhet nga të gjitha qytetet e Kosovës në ora 10.00 dhe se transporti do të jetë falas. Protestuesit do të tubohen te Biblioteka Kombëtare për të vazhduar më tej në sheshin ‘Skënderbeu”, dhe do të përfundojë me një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Hoxha: Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika kanë të kaluar kriminale dhe lidhje me ekstremizëm

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zbuluar detaje të reja rreth hetimeve për …