Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës së Dukagjinit kanë kërkuar nga prokuroria që t’iu kërkoj falje të gjithë veteranëve të ofenduar. Ne përshëndesim nismën e kryeprokurorit Aleksander Lumezi për fillimin e hetimeve për zbulimin se kush publikoi ilegalisht të dhënat personale të veteranëve. Ne inkurajojmë Prokurorinë, që të bëj edhe hapin e dytë, duke kërkuar falje ndaj të gjithë luftëtarëve të cilët u ofenduan publikisht nga ky lëshim i papërgjegjshëm dhe e gjetën veten padrejtësisht në “listat e mashtruesve”. Gjithashtu, ne edhe njëherë shprehim vullnetin tonë që të kontribuojmë në përmirësimin e gabimeve të mundshme në procesin e verifikimit të veteranëve. Në fund, për dobi të këtij procesi, ne shpresojmë edhe lirimin e shpejt të bashkluftëtarit tonë Shkumbin Demaliaj”, thuhet në reagimin degës së organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Dukagjin.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …