Gjatë një interviste për ‘New Atlanticist’ kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se ideja e kryetarit, Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve është një ide e rrezikshme që minimizon aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian. Formula e shkëmbimit të territoreve apo lëvizjes së kufijve nuk është një biletë për në BE por vetëm vonesë për anëtarësim aty. Kryeministri Haradinaj ka shtuar më tutje se dështimi i një marrëveshjeje për lëvizje të kufijve do të mundësonte një zgjidhje racionale. Frikësohem që ndryshimi i kufijve do të bënte që nacionalistët në Evropë të bënin gjithashtu një kërkesë të tillë, ka tërhequr vërejtjen kryeministri, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …