Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se vizita e kryetarit, Hashim Thaçi në pjesën veriore të vendit mund të ketë pasoja të rrezikshme. Ai ka shtuar më tutje se vizita e kryetarit Thaçi në Liqenin e Ujmanit ishte gjest dhe inskenim komik. Kurti ka theksuar me tutje se protesta e popullit të Kosovës kundër aventurave dhe kundër akrobacioneve dhe lojërave të rrezikshme të këtij presidenti dëshmon që populli e do Republikën dhe është e vendosur që ta shpëtojë nga aventurat e tij. Ai bënë inskenime në kushte kur është në këmbë një komb, kjo tregon që është tepër i brishtë dhe tepër i brengosur për karrigen e ti. Ky president nuk ka mandate, nuk ka platformë, nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet. Sot u pa që nuk ka as popull, populli është këtu në sheshin e Republikës ndërkohë që ai bënë gjeste dhe inskenime që realist janë komike por duhet patur kujdes se mund të kenë pasoja të rrezikshme, ka theksuar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …