Kryetari, Hashim Thaçi ka mbajtur një fjalim para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën ‘Adem Jashari’. Ai në mes tjerash theksoi se është kundër idesë për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve me Serbinë por se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet. Kryetari, Hashim Thaçi shtoi më tutje se nuk do të ketë kufij etnikë, në Kosovë do te ruhet shpirti dhe substanca multietnike. Po hapet frikë dhe panik sikur kur është shpallur pavarësia, se familjet serbe po largohen nga Kosova, asnjë familje serbe nuk është larguar. Ai theksoi se ngazhohet për një Kosovë unike, brenda së cilës do të jenë edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
