Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Gogolët e diasporës heronjve kombëtarë pretendojnë t’u japim atribute fetare

Heronjve kombëtarë pretendojnë tu japim atribute fetare, gjykojnë mbi historinë me logjikë të sotme, pra shfrytëzojnë rekuizite të shekullit 21 me logjikë mesjetare, pastaj thonë ja: “ky është civilizimi”, edhe pse shohim imazhe nga planeti Mars, ndërsa planeti Hënë është afër, mbi ne. Thënë të drejtën Bashkimi është bë edhe kult, sa herë që përmendet Bashkimi nga ndonjë lider politik bëhet për interesa të ngushta, pastaj vëhen në lëvizje propaganduesit “materialist”.

 Gogolët e diasporës

Jemi përmbushur me legjendarë, sportistë e politikanë-liderë historik! Në anën tjetër ke edhe “ikonoklaste” që kerkojnë të jenë pasues më real, dhe shkatërrues të imazheve; klerikë politik, titistë e enveristë, udbash, shishistë, shikistë, “kristianofob”, “islamofob”…

Këto të gjitha thuhen troq pa hamendje, dhe rrinë ulur galuc në këthinat e errëta të…, aty i ke propaganduesit e ngritjes së miteve, idhujt e bëmirësisë, pastaj kreatorë të politikave të larta. Të gjithë, apo shumica marrin frymë thellë bashkarisht, edhe në diasporë. Thënë të drejtën njeriu i zakonshëm është i rrethuar nga idhujtarët dhe gogolët. Shpesh ndihem si letër lakmuesi, që ndërron ngjyrat në këtë konglomerat-organizëm kombetarë indogjen-“indigent”.

 Flasin për Bashkimin Kombëtarë, por veprojnë për ndarjen, përdoren rekuizite nga mitologjia, historia, idhujtarë religjionesh, konvertime e gjithëçka tjetër. Psh. Jetojmë në Amerikë, por jemi të ndarë: kosovarë, malësorë, gegë, toskë, të jugut e të veriut, të Shqipërisë së mesme, çamë…, e shumë pak shqiptarë, pastaj ortodoks, katolik, musliman, dervish, e çka jo tjetër.

 Jemi shqiptarë…

Frymojnë nga të katër anët “Jemi për Bashkim Kombëtarë”, nuk jemi disa kombe të ndara, por një komb, dhe secili i klithin bashkimit ndaras në qendrat e veta të kultit: dy kisha, një xhami dhe një teqe shqiptare dhe të tjera… Kombi është një, nuk kemi nevojë as të bashkohemi as të largohemi, të ndihemi vetëm si shqiptarë, ashtu si ndihen amerikanet në 50 shtete.

Besoni shumica nga ne nuk di as kush është ambasador i Shqiperise, as i Kosovës, mos të flasim për konzuj, por të gjithë dijnë kush është prift, imam, apo sheh, kush është konsull i nderit, atyre u thurren elozhe, derisa klerikët janë më shumë politikanë sesa klerikë. Një gjë e kemi të përbashket gjuhën, jemi shqiptarë me shtetësi amerikane, jemi shqiptaro-amerikanë, mirëpo në televizionet lokale shqipfolëse, ne jemi kosovarë, malësorë, dukagjinas, mirëditorë, katolik e muslimanë, ortodoks e dervishë, ky është realiteti. Diaspora, këtu ku jetoj është përplotë idhuj e gogolë.

Çka po “zihet” në Detroit…?

Mos keni dëgjuar se kush jana ata në Detroit, që paskan bërë kerkesa disa akademikëve të Kosovës, të Shqipërisë dhe Ramush Haradinaj (i cili duket se ka dhënë “imzanë), të bëhet shugurimi i “Atit të Kombit shqiptarë” (“Shugurimi” është përkushtimi solemn ndaj një qëllimi apo shërbimi të veçantë, zakonisht fetar, apo veprimi i shugurimit ose dhënies së urdhrave të shenjtë për dike). Procesi i “shugurimit” ka filluar nga një grup informal të cilët janë dehur nga arritjet e tyre kombëtare të shprehura në një tubim “shkenctarësh” të diasporës. Historia shqiptare tash e tutje do të fitojë “përmbajtje” të re, heroi i deritanishëm historik i kombit shqiptarë do të fitoi atribute fetare, edhepse duke iu referuar të gjeturave historike, ai nuk ka qenë as prift, as pop, as hoxhë!

 Kush janë “kuzhinierët”, që po përgatitisin fshehtas një goditje të re kombit, a janë të njëjtit që demonstrtuan “shqiptarizmën” e tyre në një tubim një konfencional “intelektualësh”, duke fyer e ofenduar një popull të tërë? Cili është qëllimi i tyre, a është i sinqertë, apo është meskin në këtë kohë kur vendoset për fatin e popullit dhe kur vendoset për të ardhmen e kombit dhe kufijtë shtetërorë. Kush përgatiti istikamet mesjetare për të shembur sekularizmin, që është baza konstitucionale e shtetit, e demokracisë parlamentare dhe konstitucionalizmit në Shqipëri, dhe në Kosovë. Pse hartuesit e këtij pamfleti nuk e bëjnë publikisht, duke e botuar në shtypin e diasporës shqiptaro-amerikane, por e mbajnë ngujuar! Pse kjo njëanshmëri e paskajshme. Skënderbeu është hero kombëtar, aq, as para shtresa as prapashtres, lufta e tij ishte e drejtë, clirimtare dhe historike. Këtë farë intrige poliagjenturore  nuk ha “pazari”, nuk bëhet tregëti me vlerat kombëtare, të Shqipërisë etnike, duke qenë se Skënderbeu nuk ka qenë prift as pop, as hoxhë. Ky është një idiotizëm, që në prapavijë ka futjen  e grindjes dhe të përçarjes ndërfetare. Këtë e duan ekstremistët, mercenarët dhe islamofobët, të cilët qe 30 vjet kanë marrë bajrakun ta përflakin kombin shqiptar, edhe mbi bazën fetare. Kjo është katastrofë që do t’I gëzohej vetëm Moska, Beogradi dhe Athina.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …