Bashkimi Evropian ka njoftuar se është në kontakt me të gjithë aktorët relevantë, pas reagimeve që shkaktoi vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës. Thaçi ka thënë se vizita e tij atje, me përcjellje të policisë, ishte “rutinore” dhe “krejt normale”, por autoritetet në Serbi thanë se Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit dhe se ka arrestuar disa serbë. Këto pretendime, megjithatë, u hodhën poshtë nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti. “Ne, si gjithmonë, llogarisim te të gjitha palët që të reagojnë me qetësi dhe përmbajtje”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …