leoni

RKL: Pse dhe kush po e akuzon Azem Sylën!

  Fantomi i instruktuar nga regjimi serb, Nazim Bllaca, në akuzat e tij publike, të instruktuara paraprakisht nga qarku mafioz, Geci-Salihaj, fillimisht iu turr Azem Sylës duke e paraqitur si shef të SHIK-ut dhe figurë që po qëndruaka prapa krimeve në Kosovë.(!) Kjo bombë e kurdisur në Beograd dhe e përgatitur për t’ u zbrazur mediatikisht në qendër të Prishtinës, fillimisht ra si vetëtimë për së kthjellti, por pak më vonë u pa se ishte sikur flaka e kashtës që merr zjarr shpejt, por shuhet përnjëherë. Nazim Bllaca, pas përgatitjes së skenarit me Adem Salihun e Gani Gecin, doli publikisht më 27 nëntor dhe akuzoi në radhë të parë Azem Sylën, të burgosurin politik të viteve 80, ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore të PDK-së. Bllaca, me një paraqitje psikopati, me telefon në njërën dorë dhe me përgjigje konfuze e të bezdishme para gazetarëve, shpalosi listën e gjatë të krimeve, që thotë se ka kryer me disa të tjerë, duke apostrofuar Azem Sylën si kreun e të gjithave. Skenari ishte përgatitur në mënyrë të neveritshme, meqë Bllaca me prepotencën e tij prej krimineli, si duket i instruktuar edhe nga dy krerët e lartë të LDD-së, ishte dresuar me qëllim, që me fjalën e parë ta trondiste opinionin dhe pastaj të tjerat të shkonin vetë, edhe po të mos çonin peshë. Ky është vetëm preludi i një skenari më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës, që ka përgatitur një segment policor dhe politik i EULEX-it, me qëllim të diskreditimit të UÇK-së, pasi shumica e përpjekjeve të deritanishme të UNMIK-ut dhe të EULEX-it kanë shkuar huq, edhe pse mijëra ish luftëtarë-fitimtarë janë dënuar dhe kanë vuajtur burgun padrejtësisht, vetëm sepse kanë qenë luftëtarë të lirisë së Kosovës. Por, kur një njeri si Nazim Bllaca del publikisht kundër kreut të luftës së UÇK-së, edhe pse pranon veprat e krimit, ai nuk burgoset nga EULEX-i, por lihet në shtëpi dhe ruhet me kordone të policisë. Përpjekjet e pareshtura të disa qarqeve evropiane në EULEX, në drejtim të diskreditimit të UÇK-së, kanë për qëllim ta “përmirësojnë” imazhin e keq dhe “ndërgjegjen e tronditur” të Evropës së krishterë me rastin e bombardimit të Serbisë, ndërmarrje kjo që ishte përgatitur dhe realizuar nga Amerika dhe Anglia, në NATO, duke i tërhequr në valle, me hir apo pahiredhe shtetet aleate të Evropës. Tani kur këto qarqe po bëjnë përpjekje të ndreqin, aq sa mund të ndreqet kjo miqësi e tyre shekullore me Serbinë,ata kanë filluar ta rrisin shkallën e përpjekjeve për tadegraduar luftën e UÇK-së, në mënyrë që në kohën kur po zhvillohet debati për dhe kundër pavarësisë së Kosovës, në GJND, t’i tregojnë opinionit se Komandanti i UÇK-së qenka kapoja i krimit në Kosovë. Dhe për këto konstatime, pretendohet të merret e bazuar deklarata e një njeriu, që pranon se ka bërë, dhe ka marrë pjesë në shumë krime, kërcënime e shantazhe në tërë periudhën e pas luftës në vendin tonë. Dhe, kjo nuk është pak për propagandën e Serbisë. Ky inskenim është edhe një turp më tepër për Serbinë dhe përkrahësit e saj, kur po shihet mirëfilli se gjithçka ishte kurdisur për të shpërthyer, por nga kjo përpjekje e madhe, e përgatitur me vite të tëra nuk lindi asgjë më shumë se një monstrum i klonuar në laboratorët e shërbimit sekret serb, në bashkëveprim me bashkëmendimtarët e tyre në Kosovë. Një psikopat që para dite merr nëpër gojë tërë botën e pas dite edhe vetveten. Apostrofimi i Azem Sylës si njeri i lidhur me krimin, është krejtësisht i paqëndrueshëm, jo vetëm për faktin se ai pas  luftës është tërhequr pothuajse nga të gjitha funksionet, por edhe nga shkaku se qysh gjatë kohës së luftës, me qëllim për ta ruajtur unitetin e krijuar në luftë dhe në arenën diplomatike, një pjesë e së cilës po e përkrahte Kosovën dhe luftën tonë të drejtë, ai u tërhoq nga posti i komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilin e mori Sylejman Selimi. Azem Syla, po të kishte ambicie për të qenë në krye, nuk do të lëshonte pe dhe nuk do të gjendej njeri që do ta largonte nga posti. Nga ana tjetër, ai nuk është pajtuar me shumë zhvillime, të cilat kanë ndodhur në Kosovë dhe të cilat e kanë dëmtuar rëndë statusin dhe ardhmërinë e vendit tonë. Azem Syla është paraqitur kohë pas kohe në opinion duke i shfaqur haptas mospajtimet e tij, sidomos lidhur me bisedimet e kota të kreut politik të Prishtinës me Beogradin, pastaj lidhur me ndarjen e Mitrovicës, zvarritjen e procesit të shpalljes së pavarësisë. Ai ka reaguar sa e sa herë me rastin e burgosjeve e maltretimeve të ish luftëtarëve të lirisë, ka kërkuar nga institucionet të trajtojnë meritorisht familjet e dëshmorëve, invalidët e veteranët e të tjera. Këto dhe shumë angazhime të Azem Sylës, kurdoherë kanë qenë legale. Po kështu dihet mirëfilli se Azem Syla nuk ka qenë madje as edhe anëtar i SHIK-ut, për të cilin nuk ka dëshmi të faktuara se ka kryer ndonjë veprim të kundërligjshëm. Po kështudihet botërisht se krahas SHIK-ut ka funksionuar edhe i ashtuquajturi “Shërbimi i Atdheut”. Nëse SHIK-u paska qenë i PDK-së atëherë askush nuk e mohon dot se “Sigurimi i Atdheut” ishte, mbase edhe është i LDK-së.   Çfarë faji mund t’i vishet Azem Sylës, nëse një ilaka i tij mund të ketë qenë në ndonjë lidhje interesi, me ndonjë grup, apo me ndonjë person të caktuar, lidhur me ndonjë pronë apo përfitim, në kohën kur në Kosovë ka qindra e ndoshta edhe mijëra grupe të tilla? Për “faje” të tilla nuk mund të përgjigjet as prindi për djalin, as vëllai për vëllanë, se jo më miku për mikun. Pretendimet për ta etiketuar Azem Sylën janë pretendime me prapavijë të rrezikshme politike dhe me tendencë të hapur për ta kriminalizuar kreun e luftës së UÇK-së, por edhe trashëgiminë dhe vlerat e saj. Nënshkrimi i Protokollit të EULEX-it me Qeverinë e Beogradit, nënshkrim të cilin e ka kundërshtuar kreu politik dhe institucional i Kosovës, parasheh jo vetëm bashkëpunimin e ngushtë në sferën e policisë, por edhe të drejtësisë dhe hapjen e të gjitha dosjeve të Ministrisë serbe të Drejtësisë të kohës së regjimit të Milosheviqit, ku janë përfshirë emrat e rreth 157 luftëtarëvedhe eprorë të UÇK-së, të cilët nga Beogradi zyrtar paditën se kanë bërë luftë kundër shtetit serb. Tani sapo ka filluar të vihet në jetë skenari i tillë, i cili nëse merr formën e fushatës, me siguri se edhe kundërpërgjigja e shqiptarëve liridashës të Kosovës do të jetë meritore dhe shumë e vendosur, sepse ne nuk kemi ku të shkojmë nga vendi ynë, ndërsaata që kanë ardhur për të vendosur rend e ligj, duhet të japin shembull si vendoset rendi apo ligji, në të kundërtën mund të ulin shalët dhe të nisin rrugën e prapakthimit, të shkojnë në shtëpitë e tyre, meqë edhe ashtu kanë ardhur të pa ftuar. Qarqet antishqiptare në EULEX, duhet ka kenë shumë të qartë se po u prek ky veteranisimus i luftës dhe i angazhimeve shumëvjeçare çlirimtare, reagimet nga radhët e ish luftëtarëve të lirisë, nuk do të jenë spontane, por ato fare lehtë mund të rezultojnë me revoltë zingjirore dheme pasoja të paparashikueshme, jo vetëm në Drenicë, por në tërë Kosovës e më gjerë. Nuk do të dëshironim që EULEX-i ta përfundojë misionin e vet në Kosovë ashtu sikur e ka përfunduar Serbia, në qershor të vitit 1999. Por, nëse EULEX-idhe qarqet antishqiptare këmbëngulin me çdo kusht të na kthejë nën sovranitetin e Serbisë, të na përbuzin moralin dhe vlerat e luftës, atëherë rrjedha dialektike e zhvillimeve do të rezultojë me krijimin e një shteti unik shqiptar në Ballkan, ashtu sikur tekefundit edhe e meriton ky popull i ndarë padrejtësisht në pesë shtete dhe i nëpërkëmbur në radhë të parë nga segmente të fuqishme të politikës globaliste evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …