Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përfundoi hetimin dyditorë me hetuesit e Prokurorisë Speciale të Gjykatës së Hagës

Ali Ahmeti thotë se nga 1 tetori Maqedonia do të jetë pranë Bashkimit Evropian, por edhe pjesë e NATO-s

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, votimin e të dielës e ka vlerësuar si historik për të ardhmen e vendit, sigurinë, paqen dhe mirëqenien e qytetarëve. Pas votimit në Zajas të Kërçovës, Ahmeti ka thënë se pret që nga 1 tetori Maqedonia të jetë më pranë BE-së dhe NATO-s. “Ky është një moment historik për vendin tonë dhe besoj se këtij procesi të rëndësishëm qytetarët me qetësinë më të madhe edhe do t’i përgjigjen. Unë pres që qytetarët në këtë referendum të vendosin për të ardhmen e tyre. Në të gjithë jemi angazhuar që nga 1 tetori Maqedonia të jetë pranë vendeve ku ne aspirojmë, pranë Bashkimit Evropian, por edhe pjesë e NATO-s, që Maqedonia të ecë para, por edhe të realizoj qëllimet e veta historike për të instaluar paqen të qëndrueshme, siguri për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, investime e zhvillim ekonomik”, ka deklaruar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …