RKL: Ranë armët në krah të FSK-së dhe u pamë

  Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler ka suspenduar marrëdhëniet me FSK-në, por nuk pranon se këto marrëdhënie i ka ngrirë. Ai ka shtuar me këtë rast se suspendimi nuk do të thotë domosdoedhe ndëshkim. Procesi i suspendimit do të zgjasë, ka sqaruar Bentler, duke lënë të kuptohet se ky guxim i eprorëve dhe pjesëtarëve të FSK-së nuk do të përsëritet më kurrë, dhe FSK-istët duhet ta kuptojnë dhe të binden definitivisht se, as janë, as do të jenë ushtarë të Kosovës, por vetëm një forcë civile e sigurisë së vendit për raste emergjente. Prezantimi me armë zjarri në një manifestim të organizuar më 5 mars, 2010 nga institucionet më të larta të vendit,edhe pse pa fishekë dhe pa shkrepje “hava”, sikur ndodh zakonisht në ceremoni të tilla “shtetërore”, ka mjaftuar që Komanda e KFOR-it, Zyra e NATO-s, kreu i Zyrës Civile Ndërkombëtare të reagojnë jashtëzakonisht ashpër, për qëllime që vetëkuptohen. Dhe ky reagim virulent, me shprehje të një urrejtjejetë pa treguar deri tani nga eprorët e KFOR-it, tregon se Forcat e “NATO-s”që e paskan “çliruar” Kosovën, nuk e kanë bërë këtë për t’ia ndërtuar edhe ushtrinë asaj, edhe pse në fjalimet e tyre pompoze para kamerave, krerët tanë nuk hezitojnë të rrëfejnë se kjo forcë po stërvitet nga NATO-ja, për të qenë partnere e saj. Ku janë tani ata eprorë prepotentë dhe mendjemëdhenj të FSK-së që nëpër akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit, shpërvjelin krahët dhe tërë bujë e pompozitet deklarojnë se ne jemi ushtria e Kosovës, dhe partnerë të NATO-s. Përse tani nuk e tregojnë trimërinë e tyre? Përse ata nuk japin dorëheqje kolektive, nëse thuhet botërisht se kurrë nuk do të jenë ushtarë të Kosovës, të paktën jo si FSK? Përse hesht komandanti i kësaj force? Përse hesht ministri i kësaj force? Ku është guximi i tyre si trima shembullor të UÇK-së dikur? Ku është betimi i tyre? Vetëm një zë i vetmuar u dëgjua nga zëvendës-kryeministri i Kosovës,Hajredin Kuçi i cili lidhur me këtë “mosmarrëveshje” të niveleve relevante ka deklaruar:“Askush nuk mund të kërkojë nga Kosova që ajo të mos sillet si shtet sovran. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, dhe si shtet i tillë ka edhe institucionet e veta, përfshirë edhe FSK-në”. Do të dëshironin që Qeveria e Kosovës, t’i përmbahet këtij prononcimi publik. A thua se edhe sovraniteti i Kosovës po shpërfillet njësoj sikur armët pa fishekë të FSK-së? A thua edhe kjo pavarësia e kushtëzuar nuk paska qenë tjetër veçse një si shpikje inteligjente ndërkombëtare, për ta mbajtur popullin nën delirin e lirisë dhe pavarësisë dhe për ta pacifikuar Kosovën kryengritëse, e cila falë trimave dhe trimëreshave të UÇK-së i këputi prangat e robërisë serbe, por ra në kurthin e prangave pushtetare, politike e ushtarake të Evropës. Duke u bazuar në këto zhvillime, pastaj duke marrë parasysh reduktimin e numrit të forcave të KFOR-it dhe një ditë largimin e tyre definitiv nga Kosova, shtrohet pyetja, se në cilën pozitë mbrojtjeje dhe të sigurisë së vendit do të mbetet shteti i Kosovës? Në anën tjetër, Serbia ka ngritur një bazë të fortë ushtarake në kufi të Kosovës, ajo kërcënon, shantazhon, ndërsa të parët e politikës dhe të fesë në Serbi ftojnë për luftë të re dhe për dëbimin e asgjësimin e të gjithë shqiptarëve, bëjnë “be e rrfe” se kurrë nuk do ta pranojnë pavarësinë e saj edhe kështu si është, gjysmake dhe me paterica. Ranë armët e FSK-së nga krahët etyre dhe gjërat dolën sheshit. FSK-ja mund të quhet dhe të vetëquhet ushtri, madje edhe partnere e NATO-s, por pa armë, sepse të parët e Kosovësdhe këta të FSK-së e kanë nënshkruar Planin e Ahtisarit, të cilin madje e quajnë edhe “Bibël e Kur’an”, ndërsa në atë plan parashihet që shteti i Kosovës të mos ketë ushtri, të mos mbrojë kufijtë e vetë, të mos ketë ulëse në OKB. Andaj, ranë armët e FSK-së dhe iu hoqpeta lakrorit. Nuk mund të jetohet gjithnjë duke i bërë qejf vetes, apo duke e gënjyer veten, apo duke rrahur gjoks për trimëri, kur e konsideron veten ushtar dhe oficer të Kosovës, por nuk je gjendje ta kesh qoftë edhe një revole, qoftë ajo si pushkallë, pa lejen e KFOR-it apo të Policisë. Liridashësit e vendit, veteranëte vërtetë të UÇK-së (dhe jo ata që erdhën pas mbarimit të luftës dhe e dyfishuan numrin), invalidët, familjarët e dëshmorëve dhe forcat e dëshmuara kombëtare, duhet të mendojnë më thellë dhe të përgatiten për sfida të reja, nëse duan që liria dhe pavarësi ta kenë vlerën dhe kuptimin e vërtetë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …