Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka marrë kurrë leje dhe nuk do të bëjë diçka të tillë për të vizituar Ujmanin dhe veriun e vendit. Sipas tij, vizita e djeshme në veri të vendit ishte shumë transparente, ani pse nuk e kishte paralajmëruar dhe në kohën e njëjtë kur ishte në veri ishte planifikuar të qëndronte në FSK. “Kosova është shtet i lirë, një dhe unik, demokratik, multietnik në të cilin liria e lëvizjes është e garantuar për të gjithë qytetarët kudo pavarësisht vështirëve teknike që mund të paraqiten aktualisht. Dje sikurse herët tjera vizitova veriun dhe do t’i vizitoj sa herë që e shoh të nevojshme në agjendën time. Kurrë s’kam marrë leje as kurrë s’do të marrë për diçka të tillë. Ka qenë shumë vizitë transparente. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të lëvizin lirë në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në një konferencë për media duke shtuar se leje për të vizituar veriun duhet të kërkojnë “vizitorët nga Serbia”.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …