Oda e Afarizmit të Kosovës është duke marrë pjesë në panairin Gjerman në Recklinghausen, ku është duke prezantuar punën e OAK-së dhe produktet e disa kompanive të Kosovës si:
- Fabrika e gurit NTP “BARDHI” Kijevë
- Kompania “Buka prej Guri” nga Klina
- Elsa Group, Pejë dhe
- FOX Marble, Lipjan
Zv. Kryetarja e kësaj komune Marita Bermayer vizitoi standin e OAK-së duke i përshëndet pjesëmarrje e Odës Afariste të Kosovës dhe Firmën Mates, me të cilën OAK është duke bashkëpunuar.
Ne ketë panair po marrin pjese 4 kompani nga Kosova dhe dy nga Shqipëria . Firma Mates, gjithashtu është e angazhuar që në panairet e ardhshme te kenë mundësi pjesëmarrje edhe të shumë firmave tjera nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi..etj.
Panairi zgjatë dy ditë dhe Oda e Afarizmit të Kosovës është duke u prezantuar nga z. Hysni Zogaj, drejtor i Bordit të OAK-së dhe Megi Maass, bashkëpunëtore e OAK-së dhe pronare e kompanisë Mates e cila merret edhe me shitjen e dhe ndërtimin e produkteve të gurit, mermerit dhe granitit.
P.S. foto nga panairi: Drejtori i bordit z. Hysni Zogaj me 3 vizitorë ndërsa në foton tjetër Zv.Kryetarja Marita Bermayer dhe Megi Maass.