Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni ka dhënë një deklaratë për media pas rezultatit preleminar të referendumit të mbajtur. “Falënderojmë të gjithë qytetarët që në mënyrë demokratike u shprehën në kutitë e votimit. Poashtu edhe ata që nuk e shfrytëzuan të drejtën në kutinë e votimit. Edhe kjo është e drejtë demokratike”. Sipas tij, ajo çka është e rëndësishme është se shqiptarët kanë dalur në kutitë e votimit përafërsisht në numër të njëjtë sikur në zgjedhjet e kaluara lokale dhe parlamentare. Sipas analizave toka, diku rreth 250.000 shqiptarë kanë realizuar të drejtën e tyre qytetare. “Në total jemi të kenaqur nga dalja. Ky numër ishte i pritur, kur dihej që jo të gjitha partitë do te marrin pjesë në votime. Apo thënë më saktë një parti nuk do të del në zgjedhje. Natyrisht, rezultati mund të ishte ndryshe, nëse do të ishin dëgjuar thirrjet e ASH-së për pastrim te listave zgjedhore nga votuesit fiktiv, kjo ka ndikuar në arritjen e cenzusit. Faktori tjetër i rëndësishëm ishte edhe krimi dhe korrupsioni qeveritar që nuk kaloi pa u vërejtur nga populli. Këtë më shumë e rëndoi edhe udhëheqja e fushatës për në NATO dhe në BE nga persona të inkriminuar në afera të ndryshme korruptive”, tha Sela.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …