17 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të Studentëve

Sot në kampusin para BKUK-së, Universiteti i Prishtinës organizon Ditën e Orientimit për Studentët e Rinj

Sot në kampusin para Bibliotekës Kombëtare, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon Ditën e Orientimit për Studentët e Rinj. Po ashtu gjatë ditës se sotme dhe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do te organizoj pritjen e studentëve të rinj. UP për herë të parë do të organizojë një pritje të tillë me pjesëmarrjen e të gjitha njësive akademike dhe zyrave apo qendrave që kanë kontakt me studentët, ku studentët e rinj do të informohen nga afër lidhur me studimet në UP. Para studentëve fjalë rasti do të mbajë rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Studentët vizitojnë tavolinat informuese dhe marrin informacione nga fakultetet dhe zyrat pjesëmarrëse lidhur me studimet në universitet. Po ashtu të udhëhequr nga studentët e UP-së, studentët e rinj vizitojnë fakultetet ku janë regjistruar, për t’i parë nga afër zyrat ku duhet të drejtohen për çështje të ndryshime lidhur me studimet, sallat e mësimit, bibliotekat etj. Edhe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do te organizoj pritjen e studentëve të rinj. Rektori i Universitetit, Prof Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli akademik e administrativ i këtij Institucioni, presin në një organizim solemn studentët e rinj dhe të tjerët, për t’ ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2018/2019. Më pas drejtuesit e njësive akademike, respektivisht dekanët, bashkë me stafin e tyre dhe studentët, vazhdojnë takimin nëpër sallat sipas agjendës: Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ju uron mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke ju dëshiruar suksese në studime, njëherësh uron edhe personelin akademik dhe administrative për një vit të mbarë!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …