Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka kujtuar veprimtarin e shquar të kombit, Jusuf Gërvallën të vrarë vranë në një atentat, në vitin 1982 në Gjermani. Ai ka thënë se në mesin e shumë mendimtarëve dhe luftëtarëve për lirinë e Kosovës, emri i dëshmorit Gërvalla veçohet dhe për nder të tij Brigada 131 e UÇK-së e ka mbajtur me krenari emrin Jusuf Gërvalla. “Në mesin e shumë mendimtarëve dhe luftëtarëve për lirinë e Kosovës, emri i Jusuf Gërvallës veçohet, sepse ai rrëfen për një artist shumëdimensional që iu bë zëdhënës kohës dhe brezit të tij. Kujtojmë sot, në 75-vjetorin e lindjes, disidentin që shënoi me shembullin e tij prej kryengritësi vitet e tetëdhjeta, epokën kur populli ynë u rizgjua për të kërkuar të drejtën e tij për të jetuar i lirë e i barabartë. Jusufi, së bashku me të vëllanë Bardhin dhe Kadri Zekën u vranë me atentat, më 1982 në Gjermani, por mbetën në kujtesën shtetërore, si lajmëtarët e lirisë dhe fuqi motorike të lëvizjes politike të shqiptarëve, deri në frymën e fundit. Për nder të veprës së tij, Brigada 131 e UÇK-së mbajti me krenari emrin e tij, deri në fitore! Lavdi Heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla!”, ka shkruar Haradinaj.
RH