Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar para gazetarëve në Beograd se Shtetet e Bashkuara janë të hapura për marrëveshje ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe. Megjithatë ai ka shtuar se kjo nuk do të thotë se Uashingtoni do të përkrahë çfarëdo marrëveshje “pasi që nuk e di se për çfarë po bisedohet”. Diplomati amerikan gjithashtu tha se zgjidhja e arritur nga palët e interesuara do të ishte zgjidhja më e mirë, dhe nëse një gjë e tillë arrihet mes Serbisë e Kosovës, do të jetë e qëndrueshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …