Ministri Bytyqi zhvilloi disa takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve arsimore në ShBA

Në vazhdën e takimeve të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pasur takime me Presidentin e Nova Virginia Community College, Dr. Scott Ralls dhe ekipin e tij, me eksperten për vlerësim të performancës së mësimdhënësve, Elizabeth Ross, me drejtorin menaxhues të Këshillit Kombëtar për Cilësinë e Mësimdhënies dhe me udhëheqësit e DC Public Schools Central Office. Gjatë takimit me presidentin Ralls dhe stafin e tij të Nova Virginia Community College, si kolegji më i rëndësishëm në shtetin Virgjinia, ministri Bytyqi u njoftua për punën e madhe që bëhet në këtë kolegj, identifikimin e nevojave të tregut të punës, për ndihmën dhe përkrahjen e studentëve dhe përgatitjen e tyre për këto programe. Ministri Bytyqi ka diskutuar me presidentin Ralls edhe për mundësitë e bashkëpunimit që studentët tanë nga Kosova të kenë mundësi të bëhen pjesë e këtij kolegji, e rreth kësaj çështje presidenti Ralls ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë për të bashkëpunuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …