Komuna e Rahovecit është duke vazhduar realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me infrastrukturë rrugore. Ecurinë e punimeve në disa projekti i ka inspektuar Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Drejtori i DSHP-së Përparim Krasniqi, shprehet se inspektova punimet të cilat janë duke u bërë në matjen dhe ngjeshmërisë në rrugën dhe trotuarin që lidh fshatrat Krushë e Madhe-Randobravë, punime këto që janë duke u bërë konformë kontratës së nënshkruar me operatorin ekonomik. Po ashtu kam përcjell edhe punimet të cilat janë duke u bërë, në ndërtimin e rrugës me kubëza betoni në fshatin Malësi e Vogël. Krasniqi thotë se investime nga buxheti i komunës së Rahovecit, për realizimin e projekteve që kanë për qellim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, do të ketë në vazhdimësi nëpër të gjitha vendbanimet e komunës.