U bë asfaltimi dhe rikonstruimi i rrugës “Enver Topalli”

Të hënën ka filluar të bëhet asfaltimi dhe rikonstrimi i rrugës “Enver Topalli”, rrugë kjo e cila bënë edhe lidhjen e qytetit të Ferizajt, me shumë fshatra të tjera të kësaj ane. Nga afër këto punime i ka përcjellur nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati bashkë më drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqin, por edhe drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili. Këtë projekt e ka vlerësuar lart nënkryetari Ferati, përderisa ka shtuar se ky projekt po realizohet në vazhdën e shumë projekteve të tjera, që po realizon Kryetari Aliu.  “Ky projekt që po realizohet sot, është projekt mjaft i qëlluar për arsyeje se po bëhen investimet të reja sidomos në hyrje-daljet e qytetit siç është rruga “Enver Topall”, rruga e cila do të fillojë shumë shpejt është “Bajram e Gursel Sylejmani”, por edhe rruga që tashmë ka filluar të punohet është edhe rruga e “Reçakut”. Po besoj që ky projekt do të përfundoje shumë të shpejt dhe është një projekt i mirëpritur nga qytetarët, ky rikonstruim i rrugës përshinë edhe rregullimin e pusetave, edhe ngritjen e trotuareve për të siguruara qytetaret”, është shprehur nënkryetari Ferati. Edhe banorët e kësaj rrugë e kanë mirëpritur asfaltimi e rrugës së tyre. Ata kanë falënderuar Komunën e Ferizajt, për investimet që po bëhen në të mirë të jetës së tyre. Ky projekt ka një kosto rreth 50 mijë euro, ndërsa një gjatësia rrugës është rreth 500.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …