Në Skenderaj hapet ekspozita si pjesë e aktivitetit “Kolonia e Artistëve”

Në kuadër të shënimit të Ditës së Rinisë dhe aktiviteteve që janë zhvilluar këto ditë në Skenderaj, është hapur ekspozita si pjesë e aktivitetit “Kolonia e Artistëve”, ku janë paraqitur punimet e 19 artistëve nga komuna të ndryshme të Kosovës. Në hapje të ekspozitës kanë marrë pjesë shumë qytetarë, nxënës dhe artdashës, derisa drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Skenderajt, Ramiz Shala, mes tjerash, i ka falënderuar në emër të Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, pjesëmarrësit dhe artistët që kanë kontribuar me punimet e tyre në këtë ekspozitë. Në ekspozitë janë paraqitur punime me peizazhe të bukura nga vende të ndryshme të komunës sonë, vende historike, si dhe vepra të fushave të ndryshme. Për kontributin e dhënë në këtë ekspozitë, organizatorët e aktivitetit “Kolonia e Artistëve”, Shoqata e Artistëve Figurativ të Skenderajt dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë ndarë mirënjohje për artistët pjesëmarrës. Ekspozita do të jetë e hapur deri të premten, më 5 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …