Ahmet Qeriqi: Kode shqiptare II

 


Disa nga kodet fetare gjuhësore dhe dokesore  të shqipes


 


Që gjuha shqipe është njëra ndër gjuhët më të vjetra të qytetërimit, kjo tashmë nuk  mund të mohohet, ashtu sikurse nuk mund të mohohet fonetika e pasur, e përkryer e kësaj gjuhe, e cila përmbledh në vetvete të gjithë tingujt zanorë dhe bashkëtingëllorë të gjuhëve indoevropiane.


Gjuha shqipe ka 36 tinguj zanorë dhe bashkëtingëllorë.


Numri 36 është një numër shumë i preferuar i së kaluarës.


4 herë 9 = 36


6 herë 6 = 36


Ylli i Davidit me gjashtë cepa, gjashtë  herë gjashtë jep numrin 36


Numri gjashtë lidhet me gjashtë ditët e krijimit të botës dhe gjithësisë nga Hyji JAHVEH


Numri bazik gjashtë, është shumë i njohur edhe në traditën e lashtë zaroastreje të Iranit. “Poeti i madh persian, Firdusi, i cili jetoi në shekullin e dytë të epokës sonë, në poemën e vet monumentale të quajtur “Shahname” sundimin e mbretit, Xhamshid, e quan “shekull të artë”. Sundimi i tij zgjati 6 qind vjet e 6 muaj e 6 ditë dhe gjatë gjithë asaj kohe njerëzit nuk dinin ç’ishin sëmundjet, vdekjet, hallet dhe vuajtjet….” (Tatjana D, Elena R. Zarathustra, Tiranë, 2002, f. 33.)


Baza e kësaj harmonie numerike është numri gjashtë, që hetohet edhe në traditat e popujve të tjerë të lashtë.


Sistemi fonetik i gjuhës shqipe përbëhet nga 29 tinguj zanorë dhe 7 tinguj bashkëtingëllorë. Një sistem të tillë,  të kompletuar sa u përket tingujve, nuk e gjejmë në asnjërën prej gjuhëve indoevropiane. Nuk e themi se gjuha shqipe është gjuha më e begatshme sa i përket leksikut, apo frazeologjisë, mirëpo kjo gjuhë ka ruajtur dhe ka restauruar të gjithë tingujt  e para gjuhës indoevropiane dhe në këtë aspekt paraqet një rezervat të vërtetë fonologjik, gjithsesi rezervatin më autentik dhe më unik të tingujve  në një gjuhë të vetme.


Në gjuhën shqipe janë të pranishëm tingujt hundorë, ashtu sikur i ka gjuha frënge, polake e spanjolle, por nuk i kanë shumë gjuhë të tjera.


Shqipja disponon bashkëtingëlloret “th” e “dh”, të cilat i kanë disa gjuhë hamito-semite, gjuha greke dhe ajo angleze, por nuk i disponojnë gjuhët romane, as sllave.


Gjuha jonë ka bashkëtingëlloret “ç” dhe “xh” të cilat janë të pranishme në gjuhët sllave, por nuk janë të pranishme në gjuhën frënge, gjermane etj.


Zanoret  “ë” dhe “y” janë po kështu heterogjene në pikëpamje të pranisë në gjuhët indoevropiane. Ato nuk ekzistojnë as në gjuhët hamito-semite.


 


Gjuhëtari erudit shqiptar, Eqrem Çabej, në shpjegimin e tij lidhur me prejardhjen e gjuhës shqipe ka saktësuar se kjo gjuhë “ka të bëjë me të gjitha gjuhët e grupit indo-evropian” ( E. Çabej, Studime gjuhësore, Prishtinë, 1976,f. 13). Edhe gjuhëtari i madh gjerman August Shlajher, në “Drurin” e tij gjenealogjik”, e kishte përfshirë gjuhën shqipe në mesin e gjuhëve indo-evropiane si degë të veçantë. Ngjashëm kanë konstatuar edhe shumë gjuhëtarë evropianë, si Franc Bopp, Gustav Mayer, Johannes Schmidt, e të tjerë. Po këta gjuhëtarë qysh moti kanë hetuar elementet arkaike gjuhësore ilire dhe trakase në gjuhën tonë.


Edhe pse gjuha shqipe është definuar si gjuhë, që i përket pranisë së elementeve  gjuhësore “Centum” dhe “Satem” mendoj se nuk është hulumtuar sa duhet lidhja e shqipes me gjuhët hamito-semite, me të cilat ka shumë fjalë të përbashkëta dhe këto nuk erdhën përmes gjuhës turke, por shumë kohë më parë.


Interesimi, për ta parë gjuhën shqipe në një shtrirje  më të thellë, me shumë elemente arkaike, madje duke shpjeguar prej saj edhe disa kode të rëndësishme të qytetërimit, gjithsesi se kërkon punë e mund. Para së gjithash do të duhej të aplikohej një metodologji e re, më e përparuar sesa ato që kanë ndjekur pionierët dhe baballarët e albanologjisë. Nuk duhet të mjaftohemi me faktin se gjuha shqipe është vetëm  një gjuhë indo-evropiane, e cila është folur shumë herët, ndërsa është shkruar shumë vonë.  Ky përkufizim sikur paraqet edhe kufirin ku ka ngelur shkenca e historisë së albanologjisë.


Nuk janë bërë deri sot përpjekje për të hulumtuar lidhjet gjuhësore të shqipes me shumë gjuhë botërore, siç janë lidhjet leksikore me gjuhët hamito-semite, posaçërisht hebraike dhe arabe, lidhjet leksikore me gjuhën magjare dhe  me sanskritishten. Studimet e pakta në këtë drejtim janë parë me skepticizëm  dhe përgjithësisht janë injoruar, por pa reflektuar kundër-argumente.


Shqipja është një gjuhë e veçantë në shumë pikëpamje. Ajo ka një sistem të përkryer fonematik.   Nuk mund të mohohen huazimet që ka pësuar kjo gjuhë, por mendoj se është e papranueshme, që shumë fjalë origjinale të shqipes të konsiderohen si fjalë me prejardhje turke, sllave, greke apo latine. Si mund të ndodh pranimi i kësaj teorie, kur tashmë dihet dhe sa e sa herë është vërtetuar edhe shkencërisht, se gjuha shqipe në Ballkan është më e vjetra, dhe si e tillë ajo u dha shumë fjalë e shprehje sidomos gjuhëve sllave dhe greke.


 


 


( Kodi i emrave hyjnorë)


 


Gjuha shqipe është shumë e pasur jo vetëm me emra të origjinës “hyjnore” por edhe me një dyzinë fjalësh, shprehjesh e frazeologji të ndryshme, të cilat për nga kuptimi dhe përmbajtja janë emra të tri besimeve monoteiste.


Emri i krijuesit të tokës dhe gjithësisë në gjuhën shqipe shpaloset me disa emra të ndryshëm për nga shqiptimi, por të njëjtë nga kuptimi. Besimi monoteist shqiptar njeh katër emra esencialë për krijuesin:


Hyj,  At,  Zot,  Perëndi.


Katër këta emra për krijuesin e gjithësisë i disponon gjuha shqipe, emra lidhen me periudha të caktuara të zhvillimit të qytetërimit, ilir, arbër dhe shqiptar.


Duke marrë për bazë kuptimin esencial të emrit  “Hyji”, mund të  arrijmë në përfundim se kjo është fjala më autentike dhe fjala më e vjetër e gjuhës shqipe që përcakton krijuesin, dhe si e tillë nuk ka të bëjë asfare me paganizmin. Fjala “Hyj” e zgjeruar nga Hyll është e barasvlershme për nga kuptimi me fjalën arabe  “Allah”, fjalën hebraike “Eloh” dhe me atë armene,  “Elaha” tri gjuhët më të vjetra të traditës fetare monoteiste.


Ngjashmëria që ka kjo fjalë me gjuhët Hamito-semite, përforcon edhe më tej teorinë e një lidhjeje shumë të thellë të shqipes me këto gjuhë dhe me traditën e hershme të besimit monoteist.


 


Eloh-elohim, hebraisht në kuptimin Hyll, apo Hyji im


 


Fjala Allah, është e  përbërë nga  El-ilah, që është po kështu fjalë e njëjtë për nga kuptimi, e cila ka të bëjë me krijuesin suprem të gjithësisë, sipas traditës islame.


Elaha, e njëjta trajtë për nga shqiptimi dhe kuptimi në gjuhën armene.


(Enciklopedija zivih religija, Beograd, Nolit 1992, f. 20)


 


Hyji, apo Hylli, në kuptimin krijuesi i përgjithshëm, Zoti


 


Eloh, Hylli, Allah, Elaha


 


Në gjuhën shqipe fjala “Hyj” mund të duket e përafërt  ne emrin  “Yll”, që shënon një trup astronomik, por gjithsesi për nga kuptimi lidhet me një mori kuptimesh të tjera jashtëzakonisht të shumta në përdorim si “Hyji”, “hyjnesha”, “hyjnizim”, “hyjnor” e të tjera, që kanë të bëjnë me shenjtërinë  dhe dukuritë e tjera fetare monoteiste dhe kurrsesi pagane. Nuk njihet besimi shqiptar në “yll” apo në “idhuj”. Janë shumë të paqëndrueshme hipotezat se ilirët paskan pasur panteonin e zotave të tyre. Mund të ketë pasur interpretime të tilla, por në fakt nuk i qëndrojnë të vërtetës shkencore, sepse as ilirët e dikurshëm as shqiptarët e hershëm nuk dihet se kanë pasur zotin e detit, të shiut, të dashurisë, të luftës, të plleshmërisë  etj. Ka qenë vetëm analogjia me perënditë greke ajo, që i ka nxitur mendjet e hulumtuesve të fushave të ndryshme të shkencës  për të bërë krahasime me “zotat” grekë, latinë, etj. 


 


“Hyj” i gjuhës shqipe ka kuptimin e entitetit krijues, në kuptimin e sotëm “Zot”


 


Fjala “Yll” e gjuhës shqipe shënon një trup të madh qiellor në kuptimin astronomik. Në gjuhën greke dielli quhet “helios”, shqip “diell”, por në kuptimin astronomik dielli është, po ashtu vetëm një yll. Nga ky kuptim u zgjerua edhe fjala greke “helen”, që do të thotë popull i Diellit, ose diellor, formulë tipike e idolatrise greke, pagane.


 


Zoti nga Zeus, apo Deus…


 


Fjala Zot e gjuhës shqipe edhe pse e përdorur në kuptim për Hyjin, nuk duket se është e mirëfilltë, meqë kjo fjalë lidhet me kuptimin e foljes “zotëroj”, “kam”, “disponoj”.


Formulimet si “zot shtëpie”, “zot i pasurisë”, “zot i konakut” etj, nuk kanë të bëjnë fare me kuptimin hyjnor të  kësaj fjale. Nga fjala “zotëri” kemi përfituar në të folmen e përditshme edhe fjalë “zoti”, që është krejtësisht e papërshtatshme për nga kuptimi, edhe pse mjerisht kjo fjalë tashmë është futur në përdorim të përditshëm. 


Kuptimi esencial i fjalës “Zot”  në gjuhën shqipe nuk përcakton esencën e kuptimit hyjnor për krijuesin sipas traditës fetare monoteiste. Etimologjikisht kjo fjalë lidhet me Zeusin, “zotin grek të luftës”, dhe si e tillë  është përdorur në kuptimin tokësor,m pagan dhe jo hyjnor.


Është ende e pastudiuar si ndodhi që kjo fjalë ngeli me kuptimin hyjnor të gjuhës shqipe, ndërsa helenët e identifikuan vetëm me Zeusin. Nga kjo trajtë e gjuhës greke doli fjala latine Deus-i, greqisht “Theos”, etj.


Në traditën e hershme të shkrimit shqip nuk duket të ketë pasur ndonjë përdorim emri “Zot”, në kuptimin fetar. Te Buzuku dhe të gjithë shkrimtarët tanë të vjetër, dominon emri “Hyj”, ashtu sikur me shumë të drejtë u interpretua edhe nga përkthyesi, Dom Simon Filipaj, në “Besëlidhjen e Vjetër”.


 


 


Ati ynë… nga Pater noster  apo nga ATON ( Ati jonë)


 


Shqipja njeh edhe një emër tjetër hyjnor dhe tokësor në të njëjtën kohë. Kuptimi i hershëm i kësaj fjale doemos se lidhej me krijuesin e botës, sipas traditës monoteiste. Të shtojmë me këtë rast se besimin monist është shumë më i vjetër se besimi i krishterë etj.


Fjala “At” e gjuhës shqipe mund të përafrohet me fjalën “Avot” të gjuhës hebraike, e cila shënon të njëjtën përmbajtje.


Kjo fjalë korrespondon edhe me emrin ATON, i cili te egjiptianët  e kohës së faraonit Ekhnaton shënonte  krijuesin suprem, diellin, si të vetmin burim të jetës. Ngjashmëria që ka emri  At, eten, etër, është shumë e përafërt me fjalën Aton, në kuptimin “ati ynë”,  apo “ati jonë, etj.


Dhe pikërisht me këtë fjalë lidhet edhe përpjekja e parë që kishte bërë faraoni Ekhnaton për të krijuar besimin në një hyj të vetëm, besimin në rrezet e diellit. “700 vjet para profetit “Isai” faraoni Ekhnaton kishte projektuar besimin monoteist, besimin në një hyj krijues. (Alan e Sally Landsberg, “Në gjurmim të lashtësisë antike, Zagreb, 1974, f. 117).


O Aton jetëdhënës,


Krijues i farës së shtimit,


Që i jep ngrohtësi jetës,


Ti, Rrezaton,  shkëlqen,


Aq larg shkon dhe kthehesh,


Në mijëra trajta të mahnitshme,


Dhe gjithmonë


Një mbetesh.


(Fragment nga kënga kushtuar Hyjit Aton, shkruar në hieroglife nga faraoni Ekhnaton. Vepra e cituar.).


 


Kodet e emrave hyjnorë në gjuhën shqipe kanë çelës universal. Në asnjë gjuhë indo-evropiane apo hamito-semite nuk ka një fjalor të tillë të begatshëm dhe të shumëllojshëm në përdorimin e emrave hyjnorë sikur ekzistojnë në gjuhën shqipe. Për mendimin tim, kjo tregon se monoteizmi ndër ilirët, e më vonë ndër shqiptarët, ishte feja e vetme, shumë e vjetër dhe pikërisht për këtë, shqiptarët pranuan në parim çdo besim monoteist, duke u bërë kështu populli më tolerant në botë, sa i përket besimeve fetare. Pikërisht falë kësaj tradite, e cila lidhet edhe me praninë e shumë emrave hyjnorë, shqiptarët janë i vetmi popull në botë, pluralist në kuptimin fetar të fjalës…

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …