Kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij. “Kam pasur një bisedë me ministrin Tahiri i cili ka ofruar dorëheqjen”, tha Haradinaj. Shefi i ekzekutivit nuk ka bërë publike arsyet e thëna nga Tahiri. “I ka përmendur të shumta arsyet por nuk po i bëj publike derisa të zyrtarizohet dorëheqja’, tha Haradinaj në një emision televiziv. Haradinaj tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka kërkuar atij që të mos pranojë dorëheqjen e Tahirit derisa Veseli të rikthehet nga Londra për bisedime të tjera. Sipas të parit të Qeverisë PDK ka tendencë për riformatim të ministrive me të cilat udhëheq.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …