leoni

Universiteti i Prishtinës e fillon vitin e ri akademik por me mungesë të hapsirave dhe të sfafit akademik e administrativ

Mungesë të hapësirave pë studentët, mungesë të stafit akademik e atij administrativ në disa njësi akademike janë vetëm disa nga problemet me të cilat ka filluar viti i ri akademik 2018/2019. Dekanët e disa fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë ankuar se problemet me të cilat po ballafaqohen po u shkaktojnë vështirësi të mëdha në procesin e vitit akademik. Problemi kryesor me të cilin këtë vit do të ballafaqohet Fakulteti Ekonomik, sipas dekanit But Dedaj, është hapësira e ngushtë. Ky fakultet ka disa vjet që i ndan hapësirat me Fakultetin Juridik. Dedaj ka thënë se kanë bërë disa kërkesa për ndërtimin e objektit të fakultetit, mirëpo Komuna e Prishtinës nuk po u lëshon leje tash e dy vjet. Fakulteti Ekonomik i ka rreth 9 mijë studentë në të gjitha nivelet.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …