SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kundërshtojnë ashpër debatin në Këshillin e Sigurimit për Kosovën

Me vendim të Pekinit, Këshilli i Sigurimit i OKB-së sërish do të diskutojë për Kosovën në muajin nëntor

Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, sërish do të diskutojë për Kosovën në mbledhjen e radhës në nëntor. Me vendim të Pekinit, Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara sërish do të diskutojë për Kosovën në mbledhjen e radhës në nëntor. Kina do ta kryesojë takimin dhe në rend të ditës do ta vendos raportin e sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres për situatën në Kosovë. Për dallim nga Britania e Madhe që ka parandaluar diskutimet mbi raportin e tij në muajin gusht, Kina do ta kthejë në rend të ditës në mbledhjen e radhës. Njësoj si Londra kishte reaguar edhe Washingtoni në shtator, transmeton lajmi.net. Deri më mbledhjen e radhës në nëntor, para Këshillit të Sigurimit pritet të dorëzohen dy raporte të plota nga Guterres. I pari ka të bëjë me periudhën 16 prill – 15 korrik, 2018, kurse i dyti mbulon zhvillimet nga korriku deri në mes të tetorit. Kjo pritet të jetë hera e parë që një takim në Këshillin e Sigurimit në OKB-së i drejtohet Kosovës në gjysmën e dytë të vitit, pasi e fundit ishte në maj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …