Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë ti japë zgjidhje sistemit të ri raketor që duket se është në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të traktatit. Në vitin 1987, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një marrëveshje për të eleminuar të gjitha raketat bërthamore dhe konvencionale me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, si dhe lëshuesit e tyre. “Ky traktat është në rrezik për shkak të veprimeve të Rusisë”, tha Stoltenberg. Në mars, Shtetet e Bashkuara akuzuan Moskën për shkeljen e Traktatit të Forcave Bërthamore për prodhimin e raketave me reze të mesme, pasi presidenti rus Vladimir Putin testoi një raketë “siluetë” të pamposhtur ndër-kontinentale, ndërsa Moska mohoi se ishte në shkelje të traktatit. Ambasadori amerikan në NATO, Kay Hutchison, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të jenë të detyruara të ndërmarrin veprime për të eleminuar kërcënimin nga sistemi raketor rus.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …