Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, gjatë luftës, Sami Lushtaku, është ndaluar nga policia zvicerane, në aeroportin e Zurichut. Burime të medieve bëjnë të ditur se ai është ndalur për shkak të fletë arrestit të lëshuar nga Serbia, qysh në vitin 1999, ku në mesin e rreth 160 të kërkuarve nga regjimi i Beogradit është edhe Sami Lushtaku, si dhe krerët kryesorë të luftës së UÇK-së. Duke u bazuar në kërkesat e gjykatave të kohës së Milosheviqit, qindra pjesëmarrës të luftës së UÇK-së kërkohen nga Interpoli, meqë Serbia është anëtare e kësaj organizate por jo edhe Kosova. Ndërkohë është bërë e ditur se pas hetimeve që ka bërë, policia e Zvicrës e ka liruar z. Lushtaku në shkojë në rrugën e tij. Me akuza të tilla të dosjeve të kohës së Milosheviqit janë arrestuar, dënuar e mbajtur nën hetime dhjetëra luftëtarë të UÇK-së. Për më keq, ndalime, sipas kërkesave të tillë ka pasur edhe në pikëkalimet kufitare të Kosovës me Shqipërinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …