leoni

Në Viti u bë shpërndarja e 88 bidonëve të qumështit për fermerët vitias

Në Viti 44 fermerë vitias, konkretisht prodhuesit të qumështit kanë përfituar secili nga ta nga 2 bidona 20 litërshe të qumështi. Kjo gjë u bë e mundur falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Helvetas Swiss Intercooperation, Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) dhe të implementimit të Grupi Lokal të Veprimit “Vitia”. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para dorëzimit të këtyre bidonëve tha se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj, sikurse me projektin “Aftësitë për Punësim Rural” (APR) po përkrah fermerët vitias duke i falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme që po japin në veçanti në sektorin e bujqësisë. Ai shtoj se kjo komunë edhe në të kaluarën ka përkrahur fermerët e saj me projekte dhe mjete të ndryshme të punës të cilat kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Viti. Përndryshe financimi i këtij projekti është bërë në bashke participim, ku komuna e Vitisë, ka participuar me 50% të mjeteve financiare kurse nga 25% kanë participuar projekti APR dhe vetë fermerët. Përndryshe në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre bidonëve që është mbajtur në Viti, i pranishëm ishte edhe Basri Pulaj nga projekti APR dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …