Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dr. Maria Flachsbarth, dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn do të vizitojnë sot Kosovën. Të dy së bashku do t’i thonë lamtumirë kontingjentit gjerman të KFOR-it në Prizren dhe në mënyrë simbolike do të hapin Parkun Invativ dhe Trajnues ‘ITP Prizren’ për të cilin shfrytëzohet kampi fushor në Prizren. Gjermania dhe ushtria gjermane do të mbeten edhe më tej aktive në Republikën e Kosovës. Pas një pranie 20-vjeçare në Prizren, Bundeswehr-i e transferon angazhimin e tij në Camp Film City në Prishtinë dhe mbetet edhe më tutje i aktiv në kuadër të KFOR-it. Në hapësirën e kampit fushor në Prizren do të ngritet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues, i cili do të mbështetet me mjete të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Gjatë vizitës së tyre, sekretarët parlamentarë do të takojnë Kryeministrin e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Financave, zotin Bedri Hamza. Në vazhdim të bisedave ata do të marrin pjesë në pritjen e Ambasadës Gjermane për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, e cila këtë vit shënohet në frymën e 10-vjetorit jubilar të marrëdhënieve diplomatike në mes Gjermanisë dhe Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …