Kryeministri Haradinaj: Shteti dhe kombi gjerman vazhdojnë të jenë bosht i përkrahjes shumëdimensionale të Kosovës

Kryeministri Haradinaj: Shteti dhe kombi gjerman vazhdojnë të jenë bosht i përkrahjes të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacionin të lartë nga Gjermania, kryesuar nga Thomas Silberhorn, Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Flachsbarth, Sekretare Shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik. Ai ka thënë se Gjermania vazhdon të jenë bosht i përkrahjes shumëdimensionale të Kosovës. “Shteti dhe kombi gjerman vazhdojnë të jenë bosht i përkrahjes shumëdimensionale të Kosovës. Kënaqësi dhe nder i posaçëm të pres delegacionin e lartë nga Qeveria gjermane, kryesuar nga Thomas Silberhorn, Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Flachsbarth, Sekretare Shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik. Me mysafirët e nderuar dhe me të gjithë gjermanët që shërbejnë në Kosovë, sot po festojmë Ditën e Unifikimit të Gjermanisë. Njëkohësisht, shënojmë edhe një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm të marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Gjermani. Nga sot, prania ushtarake gjermane në Prizren kalon në prani ekonomike. Shndërrimi i kampit ushtarak gjerman në Park Inovativ-Trajnues të biznesit, është parakusht për zhvillim ekonomik dhe investime. Flamuri i Gjermanisë përherë do të valëvis në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …