leoni

RKL: Rezoluta e Këshillit të Evropës, ka për qëllim demonizimin e kombit shqiptar në përgjithësi

 


Sesa pervers dhe i panatyrshëm ka qenë dhe po mbetet  një segment i fuqishëm, antishqiptar, brenda disa shteteve të Evropës,  këtë e nxori në dritë më së miri rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e miratuar më 25 janar 2011, në Strasburg, e cila me aprovimin e raporti racist dhe fashist të Dik Martit kundër shqiptarëve, na dha të kuptojnë se jo rastësisht, në Evropë kanë lindur Neroni, Kaligula, Hanibali, Musolini, Hitleri, Gebelsi,  Milosheviqi, Karaxhiqi, Mladiqi e deri te Dik Marti e Zhan Gardeto. Natyrisht se kjo nuk ka qenë, as është Evropa e humanizmit dhe e demokracisë së  Xhordano Brunos, Kopernikut, Garibaldit, Çerçilit, De Golit, Toni Blerit, Shtrausit,  por brenda saj ka qenë dhe ka mbetur, madje edhe po ripërtërihet  një segment racist, pse jo edhe fashist i saj.


Fashist, sepse të mbyllësh sytë para krimeve 85-vjeçare të Serbisë kundër popujve të Ballkanit e veçmas kundër shqiptarëve, turqve, hebrenjve dhe boshnjakëve, gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ku janë vrarë miliona njerëz të pafajshëm, të mbyllësh sytë para krimeve të kriminelëve serbë, që kanë kryer mizori fashiste  në Vukovar, në Srebrenicë, në Reçak, Krushë, Meje dhe në mijëra vende të tjera të Kosovës, Bosnjës, Hercegovinës dhe Kroacisë, të luash rolin e të përbërit  lidhur me zhdukjen pa shenj e pa gjurmë të më shumë se 1800 trupave të shqiptarëve,  të mbetur apo të djegur nëpër shkritoret e Serbisë, dhe zhdukjes së  dhjetëra mijëra trupave të boshnjakëve, të mbyllësh sytë ndaj shkatërrimeve të qindra qyteteve e mijëra fshatrave nga makineria fashiste e Milosheviqit, gjatë procesit të shkatërrimit të Jugosllavisë së Versajes e të Avnojit,  nuk ka si të  cilësohet ndryshe tërë kjo histori, pos si neofashizëm i llojit të vet. Dhe jo rastësisht fashizmi ka lindur në Evropë, ku, aty-këtu ka lënë në trashëgim gjenet dhe ADN-në e vet.


Miratimi i rezolutës së AP të Këshillit të Evropës, ku shqiptarët pa pardon shpallen komb terrorist, ku serbët shpallen viktima të shqiptarëve, ku NATO-ja shpallet fajtore,  që ka ndaluar spastrimin etnik  të Kosovës  nga  makineria  fashiste e Beogradit, nuk lë vend për të dyshuar në homogjenizimin, gjithnjë e më ekstrem të një pjesë të Evropës së krishterë kundër shqiptarëve, aq më tepër kur prania e Turqisë në këtë organizatë pan evropiane, nervozon, pezmaton dhe  djallëzon edhe më keq qëndrimin antisemit të një segmenti pro rus të Evropës.


Kanë kaluar gati 12-vjet qyshkur forcat ushtarake të NATO-s, të përkrahura nga bota demokratike përparimtare, demontuan regjimin më kriminal dhe më fashist të fundit të shekullit XX në Evropë, regjim i cili për më shumë se 10 vjet kishte vrarë më shumë se 300.000 njerëz të pafajshëm, në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, regjim kriminal, i cili  kishte aplikuar metodën e tokës së djegur, të këmbimit të territoreve dhe të spastrimeve etnike. Vetëm në pranverë të vitit 1999, makineria vrastare e Beogradit  kishte dëbuar dhunshëm nga Kosova më shumë se 700.000 shqiptarë nga trojet e tyre.


Nëse deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i kanë harruar këto fakte, atëherë është edhe faji ynë, sepse askush në mënyrë decidive nuk iu ka përkujtuar këtyre deputetëve këto dhe qindra fakte të tjera, të cilat nuk është e thënë, që të gjithë njerëzit t’i mbajnë mend.


Ne kemi lejuar që të na padisin, ata, që na kanë vrarë e na kanë masakruar dhe nuk kemi ngritur padi  kundër Beogradit zyrtar për më shumë se 50.000 mijë shqiptarë të vrarë nga regjimi i Titos dhe i Milosheviqit, për më shumë se 200.000  shqiptarë të shpërngulur dhunshëm në Turqi, asokohe pa të drejtë kthimi dhe për të gjitha dëmet materiale, që ka shkaktuar ky regjim kundër shqiptarëve dhe kundër popujve të tjerë të Ballkanit.


Rezoluta e Këshillit të Evropës, ka për qëllim demonizimin e kombit shqiptar në përgjithësi, degradimin e pavarësisë së Kosovës dhe devalvimin e luftës së NATO-s kundër Serbisë, luftë, për të cilën nuk u pajtuan shumë qarqe të Evropës, të cilat edhe  e zvarriten  ndërhyrjen nga ajri deri më 24 mars të vitit 1999, një vit pas fillimit të luftës në Kosovë.


Kjo rezolutë, në mënyrë djallëzore është e orientuar edhe kundër pranisë amerikane në Kosovë dhe në Shqipëri, prani të cilën e kundërshton Beogradi dhe Kremlini si dhe shumë diplomatë  me ndikim, në Evropë,  si Dik Marti e kompania e tij djallëzore e luftënxitëse.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …