Një kontingjent i FSK-së, nga data 12 shtator deri më 01 tetor 2018, mori pjesë në ushtrimin fushor “Saber Junction 2018” të mbajtur në Hohenfels, Gjermani. Kontingjenti përbehej nga 10 pjesëtarë të Policisë së Forcës dhe 2 vlerësues/kontrollues. Kontingjenti i FSK-së së bashku me njësitë tjera kanë kryer këto aktivitete: ndërtimin e pikës së grumbullimit për të ndaluarit e luftës; organizimi, funksionimi, trajtimi i tyre, përcjellja e konvojëve, pikat e kontrollit, ofrimi i sigurisë fizike, perimetri i sigurisë, kontrollimi i personelit dhe evakuimi i civilëve nga fushëbeteja. Tetarit Arian Ramadani, nga ekipi vlerësues/kontrollues, i është ndarë “Certifikata e Arritshmerisë”, kurse tetari Petrit Qollaku nderohet me çmimin “Hero i Hohenfelsit”, për angazhim, gatishmëri, përformancë dhe aftësi të dalluara gjatë ushtrimit fushor. Ushtrimi u organizua nga Komanda e 7-të e trajnimit të ushtrisë në Qendrën e Bashkuar Shumëkombëshe të Gatishmërisë në Hohenfels, dhe ishte dizajnuar që të vlerësojë gatishmërinë e Brigadës 173 të Këmbësorisë Luftarake (Airborne), gjatë zhvillimit të operacioneve tokësore në një ambient të kombinuar, si dhe të promovojë bashkëveprimin me 20 shtetet aleate dhe partnere. Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë rreth 5500 pjesëtarë dhe njësi të ndryshme. Kontingjenti i FSK-së është vlerësuar për motivin e lartë, disiplinën dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë kohës së realizimit të ushtrimin fushor “Saber Junction 2018”.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …