leoni

Enver Hoxhaj thotë se taksa po shkakton probleme për politikën e jashtme, dialogun dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Enver Hoxhaj thotë se Partia Demokratike e Kosovës ka një qëndrim, se disa ministra duhet të zëvendësohen

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për reformimin që ka nisur ta bëjë PDK brenda strukturave. Ai ka paralajmëruar se me këtë rast do të prekën edhe disa ministra. Hoxhaj, gjatë një emisioni televiziv ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se disa ministra duhet të zëvendësohen. “Ne i bëjmë matjet e punëve që bëhen nga çdo individ.  Edhe vlerësimi për ministra është bërë edhe PDK ka një qëndrim se disa ministra duhet të zëvendësohen. Për momentin nuk mund ta them cilët janë ata, por ndryshime do të ketë”, tha ai. Hoxhaj ka treguar se ndryshime do të ketë edhe ne struktura tjera të partisë, si në komuna e vende të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …