leoni

Ahmet Qeriqi: Mëkatet dhe gabimet e Vatikanit po i qesin hije të zezë tërë krishterimit në perëndim

 

Kohë më parë, Papa Benedikti i 16-të, pranoi disa skandale të kishës Katolike dhe kërkoi falje për “këtë kohë mëkatesh të rënda”. Ai kërkoi që besimtarët të lutën për mëkatet e tyre dhe mori disa masa administrative për priftërinjtë e përfshirë në skandale dhe abuzime me të mitur.


 


Ky lajm, nuk besojmë se e ka tronditur “Selinë e Shenjtë” meqë gabimet dhe mëkatet e papëve dhe të Vatikanit gjatë shekujve kanë qenë edhe më të rënda, të tmerrshme, shumë të turpshme dhe me pasoja për jetët e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm.


Ishte pikërisht Papati, që yshti luftën e shenjtë për ta çliruar varrin e Krishtit në Jerusalem dhe që për pasojë u zhvilluan luftime  dy qind-vjeçare, në të cilat humbën jetën qindra mijëra njerëz nga shtetet e Evropës dhe nga ato të Lindjes së Afërt.


Ishte yshtja e Papatit për kryqëzatat, e veçmas edhe për dy kryqëzatat e fëmijëve, të cilët nga shtete e ndryshme të Evropës, u dërguan në kasaphanën njerëzore me qëllim që ata, si të mitur dhe të pa rënë në mëkate, ta çlironin Jerusalemin. (!)


Papati dhe Vatikani fajësohet për procesin antinjerëzor të Inkuizicionit, i cili preku të gjitha shtete katolike të Evropës dhe mori jetët e miliona evropianëve, kundërshtarë të errësirës mesjetare të Kishës Katolike.


Vatikani dogji në turrë të druve shkencëtarët, filozofët, mjekët astronomët dhe të gjitha ata që kundërshtuan urdhrat e Kishës.


Vatikani ka degjeneruar, ka nëpërkëmbur, ka prishur e ka degraduar moralin e mijëra murgeshave e motrave të nderit anë e mbanë botës.


Vatikani ka përkrahur dhe ka ndihmuar regjimin fashist të Frankos në Spanjë, të Musolinit në Itali.


Vatikani ka përkrahur dhe ka mbështetur edhe regjimin e Hitlerit gjatë luftës së Dytë Botërore, kur humbën jetën rreth 52 milionë njerëz dhe u bënë shkatërrimet më të mëdha, që ka njohur  historia e njerëzimit.


Vatikani nuk e ka dënuar intervenimin fashist në Poloni.


Vatikani nuk ka reaguar kundër ndjekjeve dhe persekutimeve, që iu janë bërë hebrenjve gjatë luftës së Dytë Botërore, por e ka përkrahur heshtas antisemitizmin gjatë tërë historisë së ekzistencës.


Vatikani nuk ka dënuar gjenocidin serb në Srebernicë.


Vatikani ishte kundër intervenimit të NATO-s në Serbi, në mars të vitit 1999.>>>


 


 


Kush dhe përse i ka bërë të gjitha këto luftëra dhe katrahura njerëzore, në emër të Krishtit dhe zgjerimit të Krishterimit?


A pretendohet të fshihet krejtësisht diçka tjetër pas dogmave të fesë së krishterë, e cila në bazament të predikimit ka paqen, mirëkuptimin, faljen?


Apo mos ndoshta Vatikani është qendra e masonizmit botëror, që vepron nën maskën e Krishtit?


 


 


Këto dhe shumë pyetje të tjera sfidojnë për të dhënë përgjigje në veprimet, jo vetëm të pamatura të Vatikanit, por edhe në qëndrimet tejet konfuze, tejet kontradiktore, të cilat nuk gjejnë mbështetje në mësimet e Krishtit, as në praktikën ungjillore të përhapjes së krishterimit.


Ata që e kanë lexuar “Biblën”, ata që i kanë lexuar katër ungjijtë dhe e njohin bazamentin e fesë krishtere, në asnjë vend, në asnjë varg nuk gjejnë të shkruar urdhra e kode, që kërkojnë luftë, shkatërrim e gjakderdhje, në rrugë për ta përhapur krishterimin, apo që e arsyetojnë luftën e shkatërrimin si metoda për të kthyer besimtarë në fenë e krishtere, përkundrazi.


Ishin pikërisht përhapësit e parë të mësimeve të Krishtit, ashtu sikur edhe vetë Jezusi, që u martirizuan dhe u maltretuan gjatë rrugës së tyre misionare, duke ftuar njerëzit në paqe, mirëkuptim, vëllazëri, falje mëkatesh, lutje, përulje dhe dashuri mes njerëzish të kombeve dhe racave të ndryshme.


Andaj nuk duhet të habitemi aspak, përse shtetin e ri të Kosovës, të cilin, për t’ u çliruar nga kthetrat e barbarisë ortodokse-komuniste serbe e ndihmoi Amerika dhe bota përparimtare e krishterë, nuk e pranon kreu institucional fetar i Vatikanit. Për më tepër kardinalët e Vatikanit shprehen, jo vetëm kundër pavarësisë së Kosovës, por edhe kundër pranisë së shqiptarëve në Kosovë, sepse sipas tyre ky vend paska qenë dhe qenka djep i pansllavizmit, për të cilin ndiejnë “sëmbim” në zemër si Kisha serbe ashtu edhe Vatikani.


Nuk është për t’ u habitur përse korit të temjanit sllavo-bizantin kundër shqiptarëve i bashkohet edhe ndonjë prift sylesh me origjinë shqiptare, ndonjë kardinal, apo ndonjë shërbëtor i së keqes dhe i nopranisë njerëzore.


Gëzon fati se këta priftërinj si Anton Kçira, Jeton Thaçi e ndonjë i verbuar tjetër nuk heqin fare  në kandar, përkrah mijëra priftërinjve katolikë shqiptarë, të cilët kurrë dhe në asnjë çast nuk e tradhtuan interesin e kombit e atdheut, kurrë nuk e mbështetën vëllavrasjen në mesin tonë mbi baza fetare. Ishte shumë kuptimplotë reagimi i profesor Mark Krasniqit, në një intervistë, kundër qëndrimit antishqiptar të Vatikanit, që tregon më së miri, jo vetëm unitetin  dhe vlerën sublime të tolerancës sonë fetare, por mbi të gjitha shpirtin e pastër human, me qëllim për ta dënuar krimin, kudo ku ai shfaqet me përmasa shfaronjëse, qoftë në Kosovë, qoftë në Srebernicë dhe gjithandej ku masakrohen të pafajshmit për shkak të bindjeve të tyre fetare.


Servilizmi, që politikanët tanë kanë treguar në të kaluarën dhe po tregojnë aktualisht ndaj Vatikanit, është i natyrës, përkulëse, hipokrite dhe i padenjë për njerëz që kanë dinjitet kombëtar dhe fetar. Këtë fakt e ka kuptuar me kohë kreu i “Selisë së Shenjtë” që haptas dhe botërisht përkrah KOS-in, që ka bekuar vrasësit dhe kriminelët më të damkosur, që i ka njohur historia më e re e Evropës si: Milosheviq, Arkan, Karaxhiq, Mladiq e qindra të tjerë.


 


Mos-pranimi i pavarësisë së Kosovës nga Vatikani nuk ia ulë vlerën pavarësisë, përkundrazi


 


Pavarësisht nga qëndrimi i Vatikanit kundër Pavarësisë së Kosovës, është shumë domethënës dhe kuptimplotë fakti se Italia është ndër shtetet e para të Evropës,  që e ka pranuar shtetin e ri të Kosovës dhe që mban qasje shumë konstruktive karshi Prishtinës zyrtare. Se deri ku shkon dashuria e popullit të thjeshtë italian për Kosovën tregon një mendim i shprehur nga intelektuali, Alfredo Bider, vëllai i dëshmorit të UÇK-së, poetit dhe intelektualit të njohur internacionalist, Françesko Bider. Ai thotë: Kam dëshirë të zjarrtë ta vizitoj Kosovën, ta shoh vendin ku e ka derdhur gjakun vëllai im, në luftë kundër barbarisë serbe,  por do të pres derisa të largohen ushtarët italianë nga atje, edhe pse ata nuk i fajësoj për praninë  e tyre, sepse ata janë thjesht, ushtarë.


Një qëndrim tejet parimor ndaj Kosovës dhe një kontribut të jashtëzakonshëm, në demistifikimin e pansllavizmit në Kosovës e  ka dhënë edhe intelektualja me origjinë italiane, Anna di Llelio, pastaj gazetari sicilian, Orazio Vasta dhe qindra intelektualë të tjerë përparimtarë të Italisë.


Vatikani ka punë të tjera tani, që skandalet dhe abuzimet seksuale po zënë faqet e para të shtypit kudo në botë.


 


Shtojcë I


 


Papati, Kryqëzatat dhe Vatikani


 


Kryqëzata e parë u zhvillua gjatë viteve 1096 deri në vitin 1099.


Në këto luftëra qindra mijëra ushtarë nga Franca, Flandrija dhe Normandija e pushtuan Jerusalemin dhe vendosen despotatet e tyre si dhe të ashtuquajturën “Mbretëri të Jerusalemit”. Ndërkohë në vitin 1099 nga sulmi i furishëm i Mbretërisë së Mosulit, krishterët u thyen dhe pjesa dërrmuese e tyre u shtrëngua të kthehet në Evropë.


 


Në vitet 1147-49 filloi ekspedita tjetër e krishterëve, Kryqëzata e Dytë, në të cilët ushtarët e krishterë u bashkuan nën udhëheqjen e mbretit të Francës, Luigjit të Shtatë dhe mbretit gjerman Konradit të Tretë. As kjo kryqëzatë nuk dha rezultat, meqë nuk u pushtua dot Palestina as varri i Krishtit në Jerusalem.


 


Kryqëzata e Tretë u zhvillua në vitet 1189-1192 nën udhëheqjen e mbretit anglez Riçardit të mbiquajtur “Zemërluani”, i njohur si mbreti më i famshëm i Evropës së asaj kohe, Në këtë kryqëzatë kanë marrë pjesë edhe mbreti i Francës Filipi i Dytë, mbreti August dhe Mbreti i Gjermanisë Frederiku i Parë, Barbarosa, pothuajse elita ushtarake e Evropës. Gjatë kësaj kryqëzate mbreti i famshëm gjerman u mbyt në një lumë të Azisë së Vogël, ndërsa Filipi i Dytë i Francës u kthye në atdheun e tij pas një zënke me mbretin anglez, Riçard Zemërluanin. Në këtë kryqëzatë nuk u arrit të merret Jerusalemi as Edesa. Forcat e kryqëzatorëve të Evropës i kishte mundur mbreti i Sirisë dhe Egjiptit, komandanti më i njohur i botës arabe të asaj kohe, Salaudin Ejubiu. Ai u kishte premtuar të krishterëve se do t’ iu falte jetën po qe se dorëzoheshin dhe po qe se largoheshin përgjithmonë nga Palestina dhe vendet arabe. Të krishterët kishin pranuar kushtet, ishin larguar pa pësuar, por nuk e kishin mbajtur fjalën, meqë sërish ishin kthyer dhe sërish i kishin përgjakur myslimanët dhe hebrenjtë.


 


Kryqëzatën e Katërt ( 1202-1204) e kanë udhëhequr feudalët e Francës nën komandën e Republikës së Venedikut. Gjatë kësaj kryqëzate të inspiruar gjithnjë nga Kisha katolike, u pushtua edhe Konstandinopoja nga katolikët, e cila ishte qendra e Mbretërisë së Bizantit. Ndërkohë është ndërmarrë edhe një kryqëzatë tjetër e quajtur Kryqëzata e fëmijëve. Kjo kryqëzatë u ndërmor meqë Kisha kishte konstatuar “se varri i Krishtit mund të çlirohej vetëm nga gjaku i fëmijëve të mitur, që nuk kanë bërë mëkate”. Në këtë mësymje fanatikësh të çmendur janë vrarë më shumë se 15.000 fëmijë nga Franca, Italia, Austria e vende të tjera të Evropës.


 


Kryqëzata e Pestë ( 1217-1221) ishte drejtuar kundër Sirisë dhe Egjiptit, e cili e mbante Jerusalemin. Për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme kryqëzatorët, me humbje të konsiderueshme në njerëz dhe pajisje luftarake largohen nga Egjipti.


 


Kryqëzate e Gjashtë ( 1228-1229) Frederiku i Dytë Hoenshtauf kishte pushtuar sërish Jerusalemin, por në vitin 1244 arabët dëbuan forcat e bashkuara të krishtere të Evropës. Me qëllim për të kthyer sërish nën sundim të Evropës Jerusalemin, prijësit e ushtarëve të krishterë të Evropës ndërmorën edhe një kryqëzatë.


 


Kryqëzata e Shtatë ( 1248-1254) Këtë kryqëzatë e udhëhoqi mbreti i Francës, Luigji i Nëntë. Gjatë luftimeve mbreti Luigj u zu rob, ndërkohë që francezët blenë me para lirimin e tij.


 


Kryqëzata e Tetë ( 1270) Edhe këtë kryqëzatë e kishte udhëhequr Luigji i Nëntë i Francës, i cili fillimisht kishte sulmuar në befasi Egjiptin me qëllim që ta pushtonte dhe të bënte më tej drejt Jerusalemit. Mirëpo duke parë se ishte e pamundur të realizonte qëllimet, ai hoqi dorë nga pretendimet dhe u kthye në Francë.


 


Këto janë rrëfimet e shkurtra për tetë kryqëzatat që kanë zhvilluar vendet e krishtera të Evropës për afër 200 vjet rresht me qëllim për ta pushtuar Palestinën dhe disa vende, të cilat dikur kishin qenë pjesë e Perandorisë Romake dhe që konsideroheshin vende të shenjta të krishterimit. Luftërat që morën qindra mijëra kokë njerëzish përfunduan pa sukses. Jerusalemi nuk u pushtua, por bota islame dhe ajo arabe u bashkua dhe fuqizua.


 


Dy kryqëzatat e fëmijëve, të harruara, shpeshherë të anashkaluara nga historianët evropianë


 


Për dy kryqëzata të tjera, meqë realisht ishin ndërmarrë 10 kryqëzata, është shkruar fare pak, me qëllim që ato të harrohen dhe të fshihen nga kujtesa. Është fjala për dy kryqëzatat e fëmijëve në vitet 1202-1204, kur në mënyrën më mizore dhe më çnjerëzore ishin dërguar si mish për top, për ta çliruar varrin e Krishtit, më shumë se 15.000 fëmijë të moshës 16 vjeçare nga Franca, Italia, Gjermania e vende të tjera. Shumë fëmijë të krishterë të Evropës, të cilët i kishte zënë dimri i ashpër kishin mbetur të ngrirë nëpër vendet e ndryshme të Lindjes dhe shumë të tjerë i kishin marrë tregtarët dhe i kishin shitur. Ky është rasti i parë në historinë njerëzore kur janë krijuar formacione ushtarake me fëmijë, meqë Papa kishte siguruar se varrin e Krishtit mund ta çlironin vetëm fëmijët e moshës së mitur, të cilët nuk kishin bërë mëkate. Verbëria dhe fanatizmi fetar me këtë rast kishte arritur kulmin e çmendurisë kolektive të turmave luftënxitëse, që kërkonin me çdo kusht të rikthenin pushtimin në tokat e humbura po ashtu të pushtuara dikur nga barbarët dhe paganët romakë.


Historia e luftërave të kryqëzatave ka vazhduar deri në vitin 1464, edhe me shumë luftëra të tjera, të cilat i ka ndërmarrë Selia e Shenjtë në Vatikan duke ndjekur jo të krishterët apo edhe të krishterët që konsideroheshin fe shtrembër. Të tilla dhe të njohura kanë qenë kryqëzatat kundër albigjenëve në Francë, kundër bogumilëve në Bosnje, kundër husitëve në Panoni dhe kundër heretikëve.


Kisha Katolike Romake ka ndërmarrë dhe ka kryer krimet ndër më të shëmtuarat në tërë historinë e njerëzimit, sidomos në periudhën e Inkuizicionit kur janë ndjekur, vrarë e djegur në turrë të druve miliona kundërshtarë, në mesin e tyre edhe emrat më të shquar të botës përparimtare të renesancës italiane dhe evropiane në përgjithësi. Kjo ndërmarrje antinjerëzore ndodhi përnjëherë par përfundimit të turpshëm të 10 kryqëzatave kur edhe filloi të bjerë në tërësi autoriteti i Papatit dhe i fesë katolike pothuajse në të gjitha shtetet e Evropës, të cilat jo vetëm që kishin humbur luftërat dy qind-vjeçare, por kishin rënë moralisht dhe ekonomikisht.


Në fund të shekullit XII dhe të fillim të shekullit XIII, fillon fushata e egër e ndjekjeve kundër “të pafeve”. Në kongresin e Katërt Luteran, mbajtur në vitin 1215, Papa Inoqenti i Tretë kishte marrë vendim për organizmin dhe realizimin e fushatës së përgjithshme të Kishës Katolike kundër heretikëve, njerëzve që dyshoheshin se kishin tradhtuar fenë.


Inkuizicioni u zgjerua edhe në Francë, në Gjermani, Spanjë, Angli, Gjermani, Bosnje dhe vende të tjera, ku kishte dominim Vatikani dhe Kisha katolike. Heretikët digjeshin nëpër turra të druve. Ndër dënimet më të lehta sidomos për ata që pendoheshin ishte konfiskimi i pasurisë, dëbimi nga fshati apo qyteti, rrahjet, prerja e gjymtyrëve të trupit, etj. Kisha ndërmori edhe një fushatë kundër atyre që konsideroheshin mëkatarë, magjistarë dhe kundër shtrigave, që kryesisht ishin gra të veja, burrat e të cilave ishin vrarë nëpër luftëra dhe ato kishin mbetur të jetonin dyerve të botës, duke ushtruar zeje të ndryshme për të mbetur gjallë.


 


 


 


Shtojcë II


Abuzimet seksuale, paditet Papa dhe Vatikani


Tërhequr më 24 Prill 2010


Nj person q thot se sht viktim e abuzimit seksual nga ana e priftit Lorens Mrfi ka depozituar n nj gjykat n Shtetet e Bashkuara nj padi, n t ciln prmendet edhe Papa e Vatikani. Avokatt e tij krkojn q kisha t jap t gjitha dosjet e abuzimit seksual nga ana e priftrinjve. Personi n fjal, emri i t cilit nuk bhet i ditur, thot se sht vetm nj ndr 200 viktimat e abuzimit seksual nga ana e priftit Mrfi, i cili ndrroi jet n vitit 1998 pa u prballur kurr me akuza t dhuns seksuale.


Peshkopi gjerman Mixa jep dorëheqjen


Publikuar më E Enjte, 22 Prill 2010 12:23 Berlin, 22 prill, NOA – I kritikuar rëndë për shkak dhunës së përdorur dhe akuzave për shpërdorim, ipeshkvi i Augsburg-ut Ualter Mixa, sipas të dhënave të Dioqezës së Papa Benediktit të XVI-të, ka kërkuar dorëheqjen e tij. Sipas informacioneve të gazetës Augsburger Allgemeine dhe gazetës Suddeutsche Zeitung, Mixa ditën e mërkurë i ka shkruar një letër përkatëse Papa Benediktit të XVI-të.  Mixa ka ofruar për këtë dorëheqjen e tij nga posti i peshkopit të Augsburg-ut dhe nga posti i peshkopit ushtarak të Bundesverit. Kryetari i Konferencës së peshkopëve katolikë gjermanë, arkipeshki i Freiburg-ut Robert Zollitsch i kishte rekomanduar më parë atij një pushim. Mixa është akuzuar kur ishte pastor i Schrobenhausen-it se kishte rrahur fëmijët jetimë dhe kishte shpërdoruar paratë e një fondacioni për shtëpitë jetimore duke shkelur rregulloren. Para disa ditësh ai pranoi që kishte rrahur fëmijët dhe deklaroi se me administrimin financiar nuk është marrë në mënyrë të rregullt.


NOA


Pedofilia, jep dorheqjen nj klerik belg Tërhequr më 23 Prill 2010Një klerik i Kishës belge dha dorëheqjen ditën e djeshme pasi ai dyshohet për pedofili. Emri i klerikut të lartë belg nuk bëhet i ditur, por Konferenca Epishkopale belge njoftoi mbajtjen e një konference për shtyp ditën e sotmë nga ana e kreu të Kishës Katolike belge imzot Andre Jozef Leonard për të dhënë detaje të mëtejshme.
Rastet e pedofilisë mes klerit katolik kanë marrë përmasa alarmante në gjithë globin, aq sa edhe Papa Benedikt i XVI kërkoi publikisht falje në një vizitë të tijën në Maltë.


 


Maltë, 18 prill, NOA – Papa Benedikti i 16-të ka thënë sot se Kisha Katolike është e “lënduar” nga mëkatet. Deklarata e kreut të kishës katolike është një referencë e qartë për valën e skandaleve që kanë ndodhur me abuzimet seksuale të priftërinjve. Skandalet e ndodhura në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara kanë bërë që një sërë sulmesh të drejtohen mbi kreun e kishës.  Komentet e Papës u bën në Maltë, një vend që konsiderohet me ndjenja të fuqishme katolike. Ky është udhëtimi i parë i jashtëm i Papës, prej se shpërtheu vargu i fundit i skandaleve të abuzimeve. Papa Benedikti XVI ipeshkvijve irlandezë: abuzimi i klerit me të miturit është krim, mëkat e dështim i Kishës në misionin e saj


 


 


(Radio Vatikani) Papa Benedikti 16-të vuri në dukje se abuzimi seksual me fëmijët dhe të miturit, jo vetëm që është një krim i urryer, por edhe një mëkat i rëndë që fyen Zotin dhe lëndon dinjitetin njerëzor


 


 


Pedofilia është një ‘krim i urrejtshëm’ e ‘mëkat kundër Zotit’ e për këtë arsye Kisha duhet të vepron ‘me nxitim’, ‘me vendosmëri, ndershmëri e guxim’, për të dalur nga kriza. Kështu tha mes tjerash Papa Benedikti XVI në mbarim të takimit me kryesinë e Kishës irlandeze që është përfshij një çështjen e rëndë të shpërdorimit të të miturve nga ana e disa prej anëtarëve të klerit irlandez, nga viti 1975 deri më 2004, në dioqezën e Dublinit. Benedikti XVI shpreson që Kisha të rikuperojë ‘besueshmërinë morale’, e prelatët e Kishës irlandeze kanë ripohuar impenjimin e tyre për të bashkëpunuar me gjykatën e drejtësinë civile për të hedhur dritë mbi këtë çështje të rëndë, të dhimbshme e të turpshme.


Të përballohet me guxim dhe ndershmëri situata e dhimbshme e abuzimeve seksuale me të miturit nga ana e disa rregulltarëve dhe priftërinjve. Kjo është thirrja e Benediktit XVI drejtuar ipeshkvijve irlandezë mbledhur dje e sot në Vatikan për të diskutuar pikërisht mbi këto ngjarje të dhimbshme. Në përfundim të mbledhjes, Salla e Shtypit e Selisë Shenjte nxori një komunikatë në të cilën përsëritet impenjimi i prelatëve për të bashkëpunuar me institucionet. Po ashtu u njoftua se gjatë Kohës së Kreshmëve, do të botohet një letër baritore e Papës Racinger drejtuar katolikëve irlandezë.


Më 15 dhe 16 shkurt Ati i Shenjtë Benedikti XVI u takua me ipeshkvijtë irlandezë dhe anëtarët e Kuries Romake për të diskutuar situatën serioze që ka dalë në pah në Kishën e Irlandës. Së bashku ata shqyrtuan dështimin e autoriteteve kishtare irlandeze të cilat për vite me radhë nuk kanë vepruar si duhet në lidhje me abuzimet seksuale me të mitur nga ana e disa rregulltarëve dhe priftërinjve. Të gjithë pjesëmarrësit pranuan se kjo krizë e rëndë ka çuar në një humbje të besimit në udhëheqjen e Kishës dhe ka dëmtuar dëshminë që i bën ajo Ungjillit dhe mësimeve morale të tija.


Takimi u zhvillua me shpirtin e lutjes dhe të vëllazërisë. Atmosfera e çiltër dhe e hapur i siguroi ipeshkvijve mbështetjen e nevojshme për ta trajtuar siç duhet çështjen në dioqezat e secilit.


Në paraditen e 15 shkurtit, pas një fjale të shkurtër nga Ati i Shenjtë Benediktit XVI, secili nga ipeshkvijtë irlandezë solli propozimet dhe vërejtjet e veta. Ipeshkvijtë folën sinqerisht për dhimbjen dhe zemërimin, për tradhëtinë, skandalin dhe turpin që iu kanë shprehur atyre shumë prej personave që kanë rënë viktimë e këtyre abuzimeve. Gjithashtu indinjatë shprehën edhe laikët, priftërijtë dhe rregulltarët në lidhje me këtë çështje.


Po ashtu ipeshkvijtë përshkruan mbështetjen dhe ndihmesën që po japin me mijëra vullnetarë laikë të përkushtuar nëpër famulli për të garantuan sigurinë e fëmijëve në të gjitha aktivitetet e Kishës, dhe theksuan se ndonëse gabimet në gjykim dhe në mosdenoncim përbëjnë thelbin e kësaj krize, janë marrë masa domethënëse për t’u garantuar të miturve dhe fëmijëve sigurinë. Gjithashtu ata theksuan edhe impenjimin e tyre për të bashkëpunuar me autoritetet ligjore në Irlandë, si në veri ashtu edhe në jug, dhe me Komisionin Kombëtar për Sigurinë e Fëmijëve në Kishën Katolike, në mënyrë që standardet e Kishës, politikat dhe procedurat e saj të garantohen dhe të përfaqësojnë më të mirat në këtë zonë.


Nga ana vet Ati i Shenjtë vuri në dukje se abuzimi seksual me fëmijët dhe të miturit jo vetëm që është një krim i urryer, por edhe një mëkat i rëndë që fyen Zotin dhe lëndon dinjitetin njerëzor krijuar sipas shëmbulltyrës së Tij. Papa tha se situata e tashme nuk do të mund të zgjidhet shpejt dhe i nxiti ipeshkvijtë t’i drejtohen problemeve të së kaluarës me ndershmëri dhe guxim. Po ashtu Papa Racinger tha se shpreson që takimi i tanishëm do të ndihmojë në bashkimin e ipeshkvijve dhe do t’i bëjë ata të flasin njëzëri në lidhje me marrjen e hapave konkretë që kanë si qëllim t’i ngushëllojnë dhe t’i shërojnë viktimat e abuzimeve, duke i dhënë hov përtëritjes së besimit në Krishtin dhe kredibilitetit shpirtëror dhe moral të Kishës.


Ati i Shenjtë Benedikti XVI gjithashtu vuri në dukje edhe krizën e përgjithshme të besimit që ka goditur Kishën dhe e lidhi këtë me mungesën e respektit për njeriun, dhe, se si dobësimi i fesë ka qenë një faktor themelor që ka kontribuar në dukurinë e abuzimit seksual me të vegjëlit. Ati i Shenjtë Racinger po ashtu theksoi nevojën e një reflektimi më të thellë teologjik mbi këtë çështje dhe bëri thirrje për përmirësim të përgatitjes njerëzore, shpirtërore, akademike dhe baritore, si të atyre që janë kandidatë për t’u shuguruar, ashtu edhe të atyre që janë shuguruar me kohë.


Ipeshkvijtë patën mundësi të shqyrtojnë dhe të diskujtojnë një projektplan të Letrës Baritore të Atit të Shenjtë drejtuar katolikëve të Irlandës. Tani, Ati i Shenjtë Racinger duke pasur parasysh edhe vërejtjet e ipeshkvijve irlandezë do të përfundojë letrën e tij, që pastaj do të botohet gjatë kohës së Krezhmëve.


E ndërsa ipeshkvijtë po kthehen nëpër dioqezat e veta, Ati i Shenjtë kërkoi që këto Krezhëm të kremtohen si kohë lutjeje drejtuar Zotit për të çuar Shpirtin Shenjtë dhe dhuratat e Shpirtit Shenjtë dhe forcën e Tij në Kishën e Irlandës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …