Kadri Veseli: Bizneset do të mbështeten edhe më shumë me grante, subvencione dhe me politika fiskale

Kadri Veseli: Bizneset do të mbështeten edhe më shumë me grante, subvencione dhe me politika fiskale

Bizneset prodhuese dhe përpunuese do të mbështeten edhe më shumë me grante, subvencione dhe me politika fiskale, në mënyrë që ata të kenë më shumë prodhim për tregun e brendshëm dhe të jashtëm.  Kështu tha sot ndër të tjera, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në manifestimin “Dita e Patates” që u mbajt në Pestovë të Vushtrrisë. Para fermerëve dhe përpunuesve të patates,  Ai theksoi se Kosova është vend i njerëzve punëtorë dhe i mundësive të mëdha në ekonomi. “Patriotë bashkëkohorë janë prodhuesit, punëtorët e vyer të Kosovës, ata që me punën e tyre, me iniciativat e tyre ekonomike hapin vende të reja të punës”, tha ai, duke shtuar se vizioni në dekadën e dytë të pavarësisë është që Kosova të prodhojë dhe eksportojë sa më shumë produkte. “Qeveria e Kosovës i ka të qarta obligimet e saj: të sigurojë mbështetje të plotë për bizneset vendore. T’i përkrah ato, jo vetëm me subvencione, por edhe me lehtësirat e kërkuara fiskale dhe me masa të tjera, që prodhimet kosovare të mund të depërtojnë në tregjet ndërkombëtare”, deklaroi Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …