Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri Kapiti: Taksa e “Rrugës së Kombit”- tregues dhe veprim politik “kosovarofob” i Tiranës

ËSHTË  DETYRIM KOMBËTAR QË KJO TAKSË DUHET TË RISHIKOHET ,  DHE MË E MIRA ËSHTË QË AJO TË HIQET PASI ËSHTË PENGESË  PËR INTEGRIMIN GJITHKOMBËTAR SHQIPTAR .

Vetëm në Shqipëri ndodh që Shteti Kombëtar  Amë si e quajnë dhe e admirojnë Shqipërinë shqiptarët e Kosovës të cilëve   Qeveria Shqiptare u vendos  taksë  te larte për kalimin në Shqipëri; u vendos  taksë  te larte shqiptarëve të Kosovës të cilët për  100 vite  me përpjekje e qëndresë mbinjerëzore luftuan kundër kolonizatorit më barbar të Ballkanit, kunder serbëve.  Dhe t’u  vendosësh taksë bashkombasve të tu të cilët kanë qenë barrierë e fortesë njerëzore kundër synimeve shoviniste antishqiptare  të Serbisë; t’u vendosësh barrierë taksimi   atyre shqiptarëve të cilët gjithnjë  kanë qëndruar heroikisht e patriotikisht  kundër atyre  të cilët janë munduar  dhe kanë bërë gjithcka kanë mundur që ta asgjësojnë edhe Shtetin Shqiptar të Shqipërisë; t’u vendosësh taksë shqiptarëve të Kosovës , atyre të cilët janë vrarë, persekutuar e  torturuar   edhe për Shqipërinë dhe vetëm pse janë shqiptarë; dhe t’u vendosësh taksë  për atë se ata vijnë ,udhëtojnë, vizitojnë dhe e duan Shqipërinë  tani kur ata fituan lirinë e pavarësnë si dhe ëndrrën dhe lirinë për lëvizjen dhe për bashkimin kombëtar; dhe t’u vendosësh taksë atyre të cilët më shumë e kanë dashur dhe e duan Shqipërinë  se jetën e tyre :

Kjo është vetëm  pabesi, mosmirënjohje dhe kosovarofobizëm .

Mosareagimi ,indiferenca  publike  dhe paralizimi i shoqërisë civile; indiferenca e intelektualizmit  servil e jopatriotik ;  hipokrizia politike e opozitës dhe heshtja mediatike ndaj  taksës  korruptive qeveritaro-private së Rrugës së Kombit “justifikon”  edhe meritën që ka shoqëria shqiptare për tu pajtuar me gjithçka çfarë bën e vepron pushteti dhe interesi i korruptuar i pushtetit dhe i pushtetarëve shqiptar  në dëm të integrimit , në dëm të ndërtimit te shtetit ligjor dhe  të interesave gjithkombëtare shqiptare, të demokracisë e prosperitetit .

Kjo përderisa  nuk pati  as reagim masiv dhe as solidaritet human kombetar e shoqëror proteste kundër kësaj takse të lartë dhe antikombëtare e cila është një gjobë  për shqiptarët, sidomos apo më sakt  këtë taksë qeveria shqiptare  e vendosi  apostafat për kosovarët, gjë që tregon se kjo qeveri  dhe pa përjashtuar edhe të tjerë  para saj “vuan” nga kosovarofobia.

Komuniteti i cili nuk i kushton vëmëndjen e duhur dhe nuk i përkushtohet interesit  patriotik, publik dhe atij kombëtar mos ta gënjejë veten se do të arrijë rehatinë, qetësinë, sigurinë dhe mirëqënien personale, as atë familjare dhe as qetësinë shpirtërore ,as lirinë politike dhe as  dlirësinë morale e humane.

Kur thuhet dhe emërtohet një Rrugë me emër të tillë të madh si “Rruga e Kombit”kjo nuk bëhet për ta mitizuar qeverinë apo politikën që e mori nismën për ndërtimin e saj si nje vepër që për nga rëndësia politike, ekonomike e strategjike mori jehonë gjithkombëtare. Kjo rrugë jo vetëm se duhet t’i shërbejë popullit dhe kombit dhe  ajo vazhdon të ndërtohet (pasi nuk ka përfunduar) me paratë e popullit.

Pra, kjo  rrugë  i shërben Kombit sepse edhe Shqipëria e Kosova janë dhe i përkasin  Kombit shqiptar.

Pra, Rruga është pronë kombëtare  dhe as politike, as partiake e as private.

Dhe kjo Rrugë nuk duhet t’i jipej  me koncension asnjë privati i cili nuk ka shpenzuar dhe as nuk ka investuar asnjë lek për ndertimin e saj.

Por kur një rruge të tillë strategjike kombëtare dhe me emërtesë autoritative patriotike , kur ajo tatohet kaq shumë shtrenjtë për të  mbushur  gropën e korrupsionit qeveritar , si dhe për faktin se  kjo rrugë  nuk ofron shërbimin e duhur  e  që nuk ka përfunduar, dhe për të cilën duhet të paguajnë  një çmim shumë të lartë kryesisht pjesa kombëtare shqiptare që është në Kosovë dhe në Kosovë Lindore, kjo më nuk është rruga e kombit, por e zhvatjes dhe e grabitjes së asaj pjese të kombit e cila ka meritën më të madhe kombëtare shqiptare për sakrificat, vuajtjet dhe kontributin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar të Shqipërisë .

 Dhe për këto “arsye” politika e pushteti shqiptar  i Shqipërisë  për  “integrimin gjithkombëtar”  dhe  për  respekt e “mirënjohje “ua shpërblen  me grabitje  e zhvatje financiare  kosovarëve që vijnë dhe e vizitojnë shtetin “Amë”, Shqipërinë.

Kjo vendimmarrje qeveritare duhet rishikuar edhe njeherë  pasi është  një  ndërmarrje e veprim  antikombëtarë , pasi qeveria shqiptare nuk bëri madje asnjë  konsultë  paraprake as me Shtetin Shqiptar të  Kosovës.

Ky Vendim  qeveritar taksimi , i cili edhe u kundërshtua fillimisht me proteste popullore, edhe nga biznesi, megjithse  shume  zbehte nga nje pjesë  të  politikës dhe ndonji  medie e që  shkaktoi pakënaqësi, mospajtim e refuzim  dëshpërimi të  madh te njerezit të cilët janë të detyruar për të udhëtuar në ata rrugë edhe për faktin se nuk ka alternativë tjetër  kalimi për të ardhur   banorët e Veriut të Shqipërisë në Tiranë dhe shqiptarët nga Kosova e Lugina e Preshevës për në Shqipëri.

Qeveria aktuale e Shqipërisë bën vetëm dukje e reklama simbolike të takimeve të qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës por nuk bën asgjë reale e konkrete për integrimin ekonomik, doganor e strategjik  mes dy shteteve shqiptare.

Por përkundrazi,  tani vendos edhe një kufi tjetër  si pengesë  shtesë pa konsultim paraprak me Kosovën, gjë e cila ia nxjerr në shesh hipokrizinë  patriotike Qeverisë së Tiranës.

Më shumë Qeveria e Tiranës është e interesuar për integrimin e Ballkanit Perendimor  se sa për integrimin Shqipëri-Kosovë.

Shqipëria përkrah krijimin e një Tregu të Përbashkët të Ballkanit Perendimor ku më e favorizuara dhe kryesore e lider në këtë treg do të ishte Serbia e cila jo vetëm se nuk e ka njohur Kosovën por vazhdon me të gjitha kapacitetet e saj politike e diplomatike që të pengojë njohjet ndërkombëetare për Kosovën.

Kjo taksë më e fundit për Rrugën e Kombit është në vazhdën e pengesave korruptive  dhe të monopoleve pranë qeveritarëve shqiptarë të cilët pengojnë  krijimin e  Tregut të Përbashkët Ekonomik shqiptaro-shqiptar, Shqipëri-Kosovë .

Kjo deri diku edhe tregon edhe se sa larg interesit  kombetar është politika në Shqipëri , apo ajo nuk e ka as si vizion, as si projekt dhe as si vullnet   Bashkimin Kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …