leoni

FILLUAN PUNIMET NË NDËRTIMIN E RRUGËVE NË LAGJEN HADE E RE

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me kryetarin e Kastriotit, Xhafer Gashi, mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në ndërtimin e rrugëve të lagjes Hade e Re. Këto rrugë kanë gjatësi totale mbi 6 kilometra, kurse realizimi i projektit ka kosto rreth 2 milionë euro, i cili do të realizohet me bashkëfinancim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Kastriotit. Ministri Lekaj deklaroi se edhe ky projekt bënë pjesë në programin e Qeverisë së Kosovës për mbështetje të infrastrukturës rrugore të komunave. Ky projekt do të ketë ndikim në jetën dhe zhvendosjen e qytetarëve të kësaj lagje. Ministri Lekaj i dha premtimin e tij kryetarit Gashi, se ky projekt nuk do të jetë i fundit për Kastriotin, por do të ketë edhe projekte të tjera në dy vitet e ardhshme, që Kastrioti të merr pamjen që e meriton dhe ashtu siç qytetarët e duan atë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …