Kryetari Ramosaj dhe kompania ,,ARF” nënshkruaj kontratë 3 vjeçare për asfaltim të rrugëve

3.280.312,31€, është kontrata tre vjeçare e nënshkruar mes Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe përfaqësuesit e Grup  OE N.T.SH.N.ARFA: Companya ,,Eskavatori’’ SH.PK..,,Euroasphalt’’- Deçan, ku në bazë të kësaj kontrate publike të nënshkruar do të përfundohen disa rrugë të mbetura të pa asfaltuara në fshatrat e komunës së Deçanit si në fshatin Llukë e Epërme, Pozhar, Lumbardh, Maznikë, Rastavicë etj. Fillimi i punimeve nga kjo kompani do të nisë brenda pakë ditëve që brenda vitit 2019 të përmbushët edhe kriteri i parë në bazë të kësaj kontrate. Për kryetarin Ramosaj dhe nënkryetarin Sami Cacaj, ky investim është i mirëseardhur më vet faktin se brenda vitit të parë pas mbylljes së fushatës premtimet e dhëna për qytetarët po realizohen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …