Agim Vuniqi: Pa njohje reciproke, bisedimet janë të dëmshme për Kosovën, qofshin edhe “bisedime teknike”

 


Sinjalet që vijnë nga Prishtina për gatishmëri të bisedimeve të mëtejme  Kosovë-Serbi janë jo vetëm frustruese për të gjithe shqiptarët në botë,  por janë shenjë i një mosnjohjeje elementare të politikës, por edhe të  diplomacisë. Si mund të ketë bisedime teknike kur më heret u  nënshkruajtën disa marrëveshje me Beogradin nga ana e UNMIKU-t dhe  EULEX-it e për të cilat asnjëherë nuk u informua pala shqiptare e as


parlamenti? Konkluzion i këtij angazhimi eshtë që marrëveshjet e  deritanishme të sforcohen me dhënien e pëlqimit edhe të shqiptarëve  (lidhje e lakut rreth qafe), ngase edhe çfarëdo bisede (ta quajme  teknike) parafrazon edhe çështjen e statusit te Kosoves dhe “Autonominë  substancionale”(?).  Pa njohje reciproke të statusit të Kosovës, të brendshëm e të jashtëm, por edhe publik nga ana e EULEX-it, nuk mund të


kishte “bisedime për çështje teknike”, ngase pala shqiptare kështu nuk


është e gatshme të jep garancione për kurrëfarë bisedimesh, e drejtë e


rezervuar deri më tash për përfaqësuesin evropian në relacionet


Serbi-Kosovë, duke përfshirë edhe vizitat e funksionarëve serbë, fundja


asnjëri nga liderët shqiptarë nuk e ka ketë të drëjtë, meqë vota e dhënë


ishte votë e sovranitetit shtetërorë..


Pluhuri i ngritur rreth preambulës kushtetuese serbe, thuase u harrua,


qeveria  pranojë bisedimet me Beogradin (duke “pranuar” kështu


sovranitetin serb mbi Kosovën). Nuk ka zgjidhje tjetërfare për Kosovën,


kjo është shumë irituese, por edhe politikë kapitulante poqëse vazhdohet


me bisedime të tilla, ngase kjo e drejtë ishte e rezervuar për


UNMIK-un, pastaj EULEX-in, BE-5, pse pra shqiptarët të involvohen në


lojëra të tilla ?. Janë këto përpjekje për zhvendosje të institucioneve


sipas dëshirës së estabilishmentit nderkombëtar, duke mos respektuar


fare normat demokratike, duke anashkaluar stabilizimin dhe forcimin e


institucioneve demokratike të mbështëtura nga elektorati dhe populli.


Për të fshehur mosefikasitetin politik duke treguar edhe mosnjohje të


sistemit politik, qeveria e Kosovës demonstron arrogancën politike


kunder interesave jetike të shqiptarëve. Në këtë mënyrë bëhet edhe


manipulimi me votën e elektoratit meqë për qëllime të caktuara


politike-individuale pretendohet që të bëhet personalizimi dhe


privativizimi i institucioneve, duke mos e bërë as më të voglën


përpjekje për vendosjen e institucioneve në baza konstitucionale. Janë


pra brëngosëse faktet se si interesat e përgjymësuara dhe parciale


partiake janë mbi ato shtëtërore, kjo ngase klasa politike nuk është e


pavarur në gjykimet politike…!? Gadualisht po tregohen “rezultatet”


konkrete të “një asme” të vazhdueshme “kronike” që po shkakton ngulfatje


kolektive. Që dhimbja të jëtë me e madhe me shenja të “varrjesë


kolektive”, është fakti se politika zyrtare e Prishtinës po tregon një


mospërfillje të skajshme të interesave nacionale të shqiptarëve, duke ua


vu lakun atyre me takimet “e guximshme” me palën serbe. Korniza


Kushtetuese-Pakoja Ahtisaari-Kushtetuta e Kosovës, preambulla e


Kushtetutës serbe, dhe pranimi për bisedime i lidershipit shqiptar është


jo vetëm zhgënjyes, por në parim eshtë koncept kapitulues (u dashtë


disa vite të luftës që problemi i Kosovës të ndërkombëtarizohet, gjatë


të cilit proces diplomacia amerikane u involvua drejtpërdrëjtë duke u


angazhuar ushtarakisht së bashku me britanezë, duke anashkaluar


burokracinë e KB-se me angazhim e fluturakeve të NATO-s kunder regjimit


fashist të Serbisë, duke ngritur ndërkombëtarizimin e problemit të


Kosovës në shkallën më të lartë). Pas kaqë vitesh të një politike


dështake u dashtë që pala shqiptare të harrojë angazhimin amerikan në


Ballkan, duke goditur veten dhe duke i vënë në lëkundje interesat


nacopnale të saj. Do të ishte shumë më e pëlqyeshme që qeveria dhe


parlamenti i Kosovës të ofronin zgjidhje të brendshme brenda koalicionit


shumië-pakicë me minoritarë e jo të koketohet me qeverinë e Beogradit


për “biseda teknike”, edhe pse faktikisht në këtë fazë çdo bisedë me


palën serbe (bisedimet teknike zhvillohen vetëm në bazën e pranimit


reciprok ndershtëtërorë) dhe çdo takim eventual do të nënkuptonte edhe


pranimin e sovranitetit serb në një pjesë të Kosovës veriore, apo të


serbizimit të Kosovës ashtu siç ishte në prëmabullen e Kushtetutës së


Unionit Serbi-Mal i Zi (të cilin pala shqiptare në Mal të Zi e refuzoi


bindshëm dhe nuk e pranoi), më vonë pas pavarësimit të Malit të Zi vetëm


të Serbisë. Skepticizmi nuk është i pavëmendshëm ngase shqiptarët në


përgjithësi kanë një përvojë të hidhur me përfaqësuesit e popullit, kjo


ngase në të kaluarën “përfaqësuesit” ishin të pautoritetshëm në rrethin


ku jetonin, ata ishin vetëm një mekanizëm institucional për ta zgjatur


kolonizimin në Kosovë, në të vërtetë shqiptarët në Kosovë asnjëherë nuk


kanë qeverisur me veten, ata kanë zbatuar urdhërat e të tjërëve, ngaqë


kjo ishtë edhe gjëja më e lehtë për pushtetarët. Kuvendarët komunist të


Kosovës në Kuvendin e njohur si Kuvendi i Prizrenit e shitën Kosovën dhe


ia bashkangjitën Serbisë, Kuvendarët e Kosovës e shitën edhe një herë


Kosoven dhe me votën e tyrë (kundër votuan dhjetë, ndërsa të tjërët


heshtazi pranuan pushtimin) dhanë bekimin që të shkelet me tanksa toka


shqiptare (edhe pse të gjithe qytetarët e Kosoves, pa përjashtim ndër ta


edhe shumë minoritarë kundërshtuan ndryshimin e amandamenteve në


Kushtetutën federale dhe atë të KSAK). Gjërat kanë ndryshuar për të mirë


por a do të jetë e mundur që ky parlament në këtë përbërje politike të


ndryshojë rrjedhën e historisë, sidomos paralajmërimet për hapjen e


“bisedimeve teknike” për të cilat…, kush i ka kompetencat, dhe kush do


të qëndron pas nënshkrimit të marrëveshjes me palën serbe (cilat


çështje janë paraparë gjatë bisedimeve eventuale), gjithashtu edhe


problemi elektroenergjetik është i hapur… Eshtë kjo pra një lojë mbi


të ardhmen e Kosovës, për pasojat e mundshme barrën e përgjegjësisë do


ta bartin parlamentarët por edhe cilido nga bashkëbiseduesit e mundshëm


shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …