Kryetari Muharremaj viziton QMF-në në Mushtisht

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, e ka vizituar Qendrën e Mjekësisë familjare në fshatin Mushtisht. Ai ka takuar stafin e kësaj qendre dhe ka parë nga afër se si janë kushtet për punë aty dhe ka kërkuar nga ekipi mjekësorë të jenë në shërbim të qytetarëve në çdo kohë, normal duke e respektuar orarin e punës. Kryetari Muharremaj ka thënë se: ,,po e vizitojmë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mushtisht, ku me stafin mjekësorë po bisedojmë rreth kushteve të punës, në mënyrë që qytetarëve t’ju ofrojnë shërbime sa më të mira. Gjithmonë do ta kenë përkrahjen time ata që punojnë dhe e respektojnë punën e tyre”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …