Përmbushet zotimi i Kryetarit Agim Aliu – vihet gurthemeli i Shkollës Profesionale në Ferizaj

Ferizaj nisi rrugëtimin e pasurimit me hapësira të reja shkollore, kësaj radhe në përmbushje të zotimit të të parit të Ferizajt, Agim Aliu – ndërtimit të Shkollës Profesionale. Për të vënë gurthemelin e kësaj godine, doli vet i pari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me ministrin e Arsimit, Shyqeri Bytyqi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe Mexhide Mjaku Topalli, Kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Projekti i ndërtimit të shkollës profesionale në Ferizaj është edhe një dëshmi për vëmendjen e qeverisjes lokale dhe mbështetjen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për arsimin profesional dhe përgatitjen më të mirë të kuadrove për tregun e punës. Kështu, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se ky projekt paraqet ndryshim për Ferizaj, dhe një nga nismat më të vlefshme drejt krijimit të mundësive për konkurrueshmëri në tregun e punës, duke investuar në profesione të caktuara si dhe siguruar mundësi punësimi dhe kualifikimi për të interesuarit në sektorin privat.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …