leoni

Dy lagje në fshatin Strellc i Epërm së shpejti i gëzohen rrugës së Asfaltuar

Lagjet Tahiraj dhe Krasniqi në fshatin Strellc i Epërm të komunës së Deçanit së shpejti do të jenë lagje të cilat do të asfaltohen, këtë e bëri të ditur Shefi i Sektorit të Shërbimeve  Publike Xhevat Lufaj. Lufaj tha se në bashkëpunim më Ministrin e Infrastrukturës dhe Komunën e Deçanit kemi nisur punimet më kompaninë ,,Lika’’ në kuadër të projektit LOTI -1 për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe asfaltimin e këtyre dy rrugëve në fshatin Strellc i Epërm më gjatësi 1 kilometër e 200 metra. Kjo rrugë ka qenë mese e nevojshme për asfaltim. Punimet e nisura për  asfaltim do të përfundohen sipas dinamike se parapare, brenda pakë ditëve do të hedhet edhe asfalti tha Lufaj, për banorët e këtyre lagjeve do të  jetë më i lehët qarkullimin për në rrugët kryesore dhe lidhja më qytetin.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: FSK është dëshmia e tolerancës dhe e bashkëveprimit institucional

Në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt tryeza e rrumbullakët me pjesëtarët e FSK-së …