leoni

Filloi hapja dhe rregullimi i një rruge në Pagarushë

Fshati Pagarushë është një prej fshatrave të mëdha në Komunën e Malishevës dhe në të njëjtën kohë, është fshati më i shpërndarë, ku lagjet janë shumë larg njëra tjetrës dhe rrjedhimisht janë larg rrugës kryesore të fshatit. Në këtë fshat, lagja “Bellq”, ishte pa rrugë të asfaltuar, dhe kanë pasur problem serioz në qarkullim, por nga tani ky problem do të largohet, pasi ka filluar hapja, zgjerimi dhe rregullimi i kësaj rruge, deri në asfaltimin e saj. Punimet në këtë rrugë,  i kanë parë nga afër edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i urbanizimit, Islam Vrenezi, të cilët janë njoftuar me ecurinë e punimeve, si dhe janë takuar me banorët e kësaj lagjeje. “Nuk është me rëndësia se banorë jetojnë në këtë lagje, dhe as sa larg është lagjja, për neve rëndësi ka fakti që secilit banor dhe secilës lagje duhet t’iu krijohen kushtet elementare për jetesë normale, në këtë rast edhe për lëvizje të lirë, dhe për këtë qëllim, do ta rregullojmë edhe këtë rrugë, sikur edhe të gjitha rrugët tjera”, tha kryetari Begaj, ndërsa i ka uruar banorët për rrugën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …