leoni

Drejtori i DKA-së priti në takim zyrtarët nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në komunën e Rahovecit, Avni Morina ka pritur në takim në zyrën e tij, zyrtarët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Miftar Nika, me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi janë hapur “letrat” e projekteve të parapara dhe tashmë të bëra gati për Investime në Efiçiencë të Energjisë për 4 shkolla të komunës: Shfmu “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc, Shfmu “Nesimi Elshani” në Nagac, Shfmu “Milaim Krasniqi” në Pastaselë si dhe Shfmu “Rilindja” në Çifllak. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtorët e këtyre 4 shkollave, këto projekte do të fillojnë të zbatohen gjatë viteve 2019-2020.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …