leoni

Joksimoviq: Opsioni i ndryshimit të kufijve është në tavolinë

Joksimoviq: Opsioni i ndryshimit të kufijve është në tavolinë

 

 

Drejtorja e Qendrës për Politikë të Jashtme në Beograd, Aleksandra Joksimoviq i ka deklaruar Deuche Welles se Serbia ka nevojë për kompromis me Kosovën. Ajo ka theksuar më tutje se opsioni i ndryshimit të kufijve është në tavolinë. Serbia ka nevojë për kompromisin. Duhet fituar dhe humbur diҫka. Në tavolinë janë hedhur për diskutim ide të ndryshme për kompromisin e normalizimit të marrëdhënieve. Opsioni i ndryshimit të kufijve është në tavolinë. Se ҫfarë do të thotë kjo: askush nuk e di me saktësi. Janë përdorur terma të ndryshëm: shkëmbim territoresh, ndarje, korigjim kufinjsh. Është përmenduar edhe termi “kufijtë e vitit 1956” pra kufijtë në ish- Republikën Federale të Jugosllavisë, që ishin krejt ndryshe nga të sotmet. Nuk ka ende ide të qartë se si do të jetë kompromisi Të gjithë po kërkojnë që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë zgjidhjen e tyre, që Fuqitë e Mëdha duhet ta pranojnë. Për fat të keq, interesa të ndryshme mund të përfshihen në atë se ҫfarë lloj kompromisi do të arrijë Beogradi dhe Prishtina. A do të zbatohet tani kompromisi apo do të jetë pjesë e zgjidhjes së ardhshme? Këtë askush nuk e di. Ajo që dihet me siguri është që kompromisi mbetet zgjidhja e vetme, ka deklaruar drejtorja e Qendrës për Politikë të Jashtme në Beograd, Aleksandra Joksimoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …