Me asfaltimin e rrugës Gjylekar-Mogillë, hapet korridori që lidhë Vitinë me Kllokotin dhe Gjilanin

Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Gjylekar- Mogillë, rrugë kjo e cila do të lidhë Komunën e Vitisë me Komunat Kllokot dhe Gjilan. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u mirëprit nga banorët e fshatrave Mogillë dhe Gjylekar. Haliti para fillimit të asfaltimit të kësaj rruge u shpreh se ky projekt ka një rëndësi të veçantë pasi po hapet një korridor shumë i nevojshëm për qytetarët. “Sot po përfundojmë punimet në asfaltimin e kësaj rruge, punimet e së cilës kanë filluar para një viti me përgatitjen e bazës së rrugës. Kjo është një rrugë historike dhe një korridor shumë i nevojshëm që lidhë Vitinë me Zhegrën e Gjilanit dhe atë përmes rrugës së re që është hapur dhe asfaltuar në fshatin Nasalë. Me këtë rrugë po lidhim edhe segmentet e tjera rrugore që janë asfaltuar ndër vite në Viti”, u shpreh Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me fëmijët e çerdhes “Tulipanët” në …